Lufta/ Tanket izraelite hyjnë në Rafah, 21 të vdekur nga një sulm i ri! Media: Izraeli u ka dorëzuar një propozim të ri ndërmjetësuesve

Lufta/ Tanket izraelite hyjnë në Rafah, 21 të vdekur nga një sulm i ri! Media: Izraeli u ka dorëzuar një propozim të ri ndërmjetësuesve

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra u plagosën nga një sulm i ri i ushtrisë izraelite në një zonë tendash në perëndim të Rafahut, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze. 

Ndërkohë Izraeli u ka dorëzuar një propozim të ri ndërmjetësuesve, Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara, një propozim zyrtar, që do të çonte në lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë luftën kundër Hamasit, ndërsa ndërkombëtarët po dënojnë sulmin ajror që vrau shumë palestinezë në Rafah të dielën. Por pavarësisht thirrjeve, ushtria izraelite vijoi me bombardimet në Rafah. 

Netanyahu tha se "Unë nuk kam ndërmend ta përfundoj luftën përpara se të arrihet çdo qëllim".

Mediat izraelite raportojnë se tanket izraelite ndodhen në qendër të Rahaf, ndërsa agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinez (UNRWA) thotë se në 3 javët e fundit 1 milion palestinezë janë larguar nga Rafah. 

Për herë të parë, ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen për të diskutuar mbi sanksionet kundër Izraelit nëse ai nuk respekton të drejtën ndërkombëtare humanitare, tha ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) vendosi të premten se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, dhe të hapë kalimin kufitar Rafah për të lejuar ndihmat humanitare të hyjnë pa pengesa. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent me kërkesë të Algjerisë, për të diskutuar sulmin në Rafah.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Izraeli: ‘Zona humanitare nuk u sulmua’

Ushtria izraelite ka mohuar kryerjen e një sulmi në "zonën humanitare" në pjesën jugore të Rripit të Gazës dhe vrasjen e civilëve.

Autoritetet e Hamasit kishin raportuar se të paktën 21 persona u vranë në sulmin në një kamp refugjatësh, në perëndim të Rafahut.

“Ndryshe nga sa u raportua në orët e fundit, ushtria nuk ka goditur në zonën humanitare të al-Mawasi”, tha ushtria izraelite.

Gazeta libaneze Al-Mayadeen, e lidhur me Hezbollahun, raportoi gjithashtu dhjetëra të plagosur në sulmet ndaj tendave të personave të zhvendosur pranë spitalit fushor amerikan në pjesën perëndimore të Rafahut.

Ora 18:48
Tanket izraelite hyjnë në Rafah, 21 të vdekur nga një sulm i ri

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra u plagosën nga një sulm i ri i ushtrisë izraelite në një zonë tendash në perëndim të Rafahut. Kështu kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze, citojnë Sky News dhe Al Arabyia.

Sulmet kishin në shënjestër tendat e familjeve të zhvendosura në zonën humanitare në Mawasi, në perëndim të Rafahut, thanë mjekët dhe banorët.

Ora 18:18
Media: Izraeli u ka dorëzuar një propozim të ri ndërmjetësuesve

1716641784_luftanerripinegazes.JPG

Izraeli u ka dorëzuar ndërmjetësuesve, Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara, një propozim zyrtar, të shkruar dhe të përditësuar në lidhje me një marrëveshje të mundshme që do të çonte në lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur Barak Ravid, gazetar i agjencisë së lajmeve amerikane Axios, i cili citon burime sipas të cilave tregojnë se propozimi është dorëzuar dje.

Ora 12:34
UNRWA: Një milion refugjatë u larguan nga Rafah në tre javët e fundit

1716892643_RAFHA.jpg

Rreth një milion njerëz janë larguar nga Rafah në tre javët e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), sipas ‘Sky News’.

UNRWA tha se ata nuk kanë asnjë vend të sigurt për të shkuar në mes të bombardimeve dhe po udhëtojnë mes mungesës së ushqimit dhe ujit, grumbujve të mbeturinave dhe kushteve të papërshtatshme të jetesës.

Ora 12:25
Lufta/ Tanket izraelite në qendër të Rafahut (VIDEO)

Tanket izraelite kanë mbërritur në qendër të qytetit Rafah. Kështu raportojnë mediat izraelite.

Komuniteti ndërkombëtar dhe Gjykata e Drejtësisë i kërkojnë Izraelit të mos sulmojë Rafah.

 

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja