Numri një dhe numri dy i Shtëpisë së Bardhë shprehën qartë qëndrimin se SHBA nuk do ta lejojnë aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli. JD Vance ritheksoi këtë të enjte teksa nisej për tu rikthyer në SHBA, qëndrimin e Presidentit amerikan se Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga ana e izraelit. Të mërkurën Parlamenti izraelit Knesset miratoi hapin e parë për këtë, veprim i cili shqetësoi shumë vende, madje Zëvendëspresidenti amerikan e cilësoi atë si fyes. Donald Trump në një intervistë për revistën Time u pyet edhe për këtë çështje dhe tha se nuk do ta lejojë të ndodhë. Ai shprehet në këtë intervistë se u ka premtuar vendeve arabe të mos e lejojë Izraelin të ecë para me këtë plan. Këmbëngulja amerikane duket se ndikoi edhe tek Kryeministri izraelit Netanyahu, i cili më herët kishte thënë se vendi i tij nuk është vasal i SHBA, por më pas urdhëroi zyrtarë të qeverisë së tij të mos ndërmarrin hapa konkretë pas votimit të parlamentit për këtë gjë.  

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Trump: Do shkoj në Gaza, nëse Izraeli anekson Bregun Perëndimor, humb mbështetjen tonë

1760357297_donaldtrump.webp

Donald Trump ka shprehur synimin për të shkuar në Gaza. “Po, do ta bëj,” ka thënë presidenti amerikan, i cili në një intervistë për Time ka siguruar angazhimin e tij për Rripin e Gazës. Ai ka kujtuar se marrëveshja e Sharm el Sheikh parashikon krijimin e një Këshilli Paqeje. “Më kanë kërkuar të jem president i tij. Nuk ishte diçka që doja të bëja, por Këshilli i Paqes do të jetë një grup shumë i fuqishëm njerëzish dhe do të ketë shumë ndikim në çështjet e Lindjes së Mesme,” ka theksuar ai. Megjithatë, mbeten ende çështje të pazgjidhura për udhëheqjen e ardhshme palestineze, e parashikuar nga plani. Një nga kandidatët më të mundshëm është Marwan Barghouti, të cilin Izraeli ende refuzon ta lirojë nga burgu. Trump ka garantuar se do të merret vetë me këtë çështje: “Do të marr një vendim.”, i ka thënë Presidentin amerikan revistës Time. Në të njëjtën intervistë Trump ka folur edhe mbi shqetësimet për aneksimin e Bregut Perndimor nga Izraeli. Presidenti i SHBA, thotë se Izraeli do të humbë të gjithë mbështetjen amerikanë nëse e bën këtë.

Ora 15:58
Netanyahu ndalon përparimin e aneksimit të Bregut Perëndimor

1760855199_benjaminnetanyahu.webp

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar institucionet qeveritare të mos vazhdojnë me projektligjet për aneksimin e pjesshëm ose të plotë të Bregut Perëndimor deri në një njoftim të ri. Lajmin e raporton Haaretz, ndwrsa veprimi i Kryeministrit izraelit vjen pas reagimit  nga Shtetet e Bashkuara pas votimit paraprak dje në parlamentin izraelit Knesset.

Ora 14:18
Vance: Nuk lejojmë aneksimin e Bregut Perëndimor, vota e parlamentit izraelit, fyerje

 

1761117365_jdvance.webpZëvendëspresidenti amerikan përsëriti qëndrimin e Presidentit amerikan Trump se Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli. Vance tha se ishte i tronditur nga votimi i djeshëm në Knesset për aneksimin e Bregut Perëndimor, duke e quajtur atë "të çuditshme dhe budallallëk".

Zëvendëspresidenti i SHBA-së u tha gazetarëve në Tel Aviv se "ndihej mjaft mirë" për armëpushimin në Gaza pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai e kritikoi votimin e Knessetit për aneksimin e Bregut Perëndimor, duke e quajtur këtë veprim një "fyerje".

Parlamenti izraelit miratoi të mërkurën në një votim paraprak një projektligj për të aplikuar sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor. Edhe Sekretari amerikan I Shtetit Marco Rubio, i cili viziton këtë të enjte Izraelin e kundërshtoi veprimin e ligjvënësve izraelit duke thënë se ai minon paqen.