Më shumë se130 vjet teatër shqiptar dhe 65 vjet teater profesionist në Shkodër,ka bërë që java të jetë e mbushur me shfaqe teatrale në këtë qytet. Një pjesë e veçantë teatrore, ka bërë që salla e shfaqeve të jetë e mbushur me spektatorë. "Rëndësia e të qënit i sinqertë " e filozofit dhe dramaturgut Oscar Wilde, përkthyer nga Zef Zorba, një emër që thotë shumë për letërsinë e teatrin shkodranë , një trupë ku rinia dominon e tregon se janë e do ta vazhdojnë këtë teatër që ka fillu para 65 vitesh, e një spektator që tregon se në Shkodër vlerat e verteta kuptohen e shijohen ,e bënë këtë javë krejt ndryshe.
Këtë vit mbushen plot 65 vjet që është krijuar teatri profesionist "Migjeni"i Shkodres.Teatri i Shkodrës është ndër teatrot më të arrira të vendit tonë. Ai ruan traditën më të mirë të shoqërive teatrore të kohëve të kaluara, traditë kjo që ka qenë e herëshme në qytetin e Shkodrës dhe e ka zanafillën në vitin 1880.
Kështu, në hapësirën kohore, deri në themelimin e teatrit profesionist, lindën dhe shfaqën portretin e tyre artistik shumë shoqëri, si: "Shkolla Fretnore" (1861), Kolegji Saverian (1905) me grupet deputuese: "Seminari papnuer", "Kongregacioni i Zonjës Nunciatë", "Oratoria e Zemrës së Krishtit", "Rrethi bamirës i Sh'Jozefit", "Orfanotrofi i zemrës së Krishtit"; e më vonë shoqëritë: "Leka", "Iliria" (1931), Shkolla e Motrave Stigmatine (1878), Shoqëria "Rozafat" (18.02.1918), "Shoqëritë: "Mustafa pasha" me kryetar Ibrahim Gjyrezin e "Vaso Pasha" me kryetar Hilë Mosin, të cilat u shkrinë dhe morën emrin "Vllaznia" (1919-1935); "Gëzimorja" (Shirokë, 1922), "Populli" më vonë u quajt "Shkodra" (1923), "Grupi i Gjon Krajnit" (1923), "Atmja e lirë" (1932), "Djelmnia Antoniane" (1933) në përbërje të cilës më vonë: "Rrethi i Don Boskos" e "Scuola Cantorum" (1935); "Malet tona" (1934), "Grupi shkodranë" (1936), "Besa" (1937), "Komuniteti bamirës musliman" (1938), "Karnavalet" (1861, ndoshta dhe më parë), si dhe shoqëritë ndihmëtare e punëtore etj. Ky aktivitet i gjërë u zhvilluan ndër shtatë lokale teatrore që u ngritën herë pas here: Saloni i Kolegjit Saverian kishte 450 vende, i shkollës së Françeskanëve me 300 vende, i shkollës Stigmatine me 250 vende, saloni i shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore) me 400 vende, saloni i shoqërisë "Bogdani" me 350 vende, saloni i shoqërisë "Vllaznia" me 400 vende. Më 23 nëntor 1919 u krijua shoqëria "Bogdani". Për 20 vjet u bë feneri i lëvizjes teatrore në Shkodër dhe njëkohësisht bërthama kryesore e aktorëve profesionistë të teatrit "Migjeni".
Vendimi I Keshillit te Ministrave nr 772,date 24.9.1949 e bene teatrin e Shkodres teater profesionist .Ne trupen profesioniste U aprovuan: Andrea Skanjeti (regjisor e drejtor), aktorët: Adem Kastrati, Antoneta Fishta, Ndrekë Prela, Çezarina Çiftja, Ndoc Deda, Paulin LAcaj, Vitore Ujka (Nino), Tef Krroqi; në administratë: Zef Jubani (llogaritar), Palok Kurti (sufler), Pjetër Deda (skenograf), Ejëll Gjusi (rrobaqepës), Lec Prendi (marangoz); aktorët gjysmëprofesionistë me një shpërblim mujor u aprovuan: Zef Jubani, Tinka Kurti, Çesk Vuksani, Qazim Lila, Lin Gjonej, Gjovalin Çarkaxhia, Cin Lufi, Mark Bushati, Muhamet Ulqinaku, Halim Kali, Zef Maka, Zef Mirashi, Marie Buçi, Ndoc Harapi, Rrok Sheldia.
Premiera e parë e venë në skenë nga teatri profesionist Shkodran qe "Përmbysja "e Boris Lavranievit. E më pas janë vënë shumë pjesë të cilat janë pritur shumë mirë nga spektatori dhe janë vlerësuar nga kritika. Gjat 65 vjetëve, teatri profesionist ka ngjitur në skenë mbi 200 pjesë ,ka marrë shumë çmime dhe ka patur aktor brilant që kan përfaqësuar denjësishtë edhe teatrin Kombëtar.
Regjisor i shfaqes së fundit është Fatbardh Smaja, interpretojnë aktorët :Agron Dizdari ,Enver Hyseni ,Merita Smaja ,Rita Gjeka ,Bruno Shllaku,Rajmonda Marko,Arben Spahija ,Jozef Shiroka, Simon Shkreli,Sara Smaja ,Emiljano Palali dhe Ergys Bamci.
ATSH
/Shqiptarja.com