‘Neveri të vjedhësh telin e dritave’, revoltohet Braçe: Banda e hajdutëve lanë pa drita 1 mijë banorë, Policia ku është, bëni punën çdo orë

‘Neveri të vjedhësh telin e dritave’, revoltohet Braçe: Banda e hajdutëve lanë pa drita 1 mijë banorë, Policia ku është, bëni punën çdo orë

Deputeti socialist, Erion Braçe

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar i revoltuar ndaj hajdutëve që kanë vjedhur kabinat e energjisë elektrike, të cilët kanë lënë pa drita banorët e Divjakës.

Deputeti socialist hedh akuza edhe mbi policinë, sipas së cilëve nuk kanë kryer siç duhet për t’i dhënë fund këtij shqetësimi, teksa një thirrje ka pasur edhe për banorët e zonës, për të cilët thotë se nuk e kupton se përse nuk kanë pasur asnjë reagim ndonëse situata është  përsëritur prej kohësh.

Ai thotë se është e njëjta bandë elektricistesh që e bën këtë gjë, pra vjedhin telat e bakrit dhe e shesin atë.

“Turp e neveri! Të vjedhësh tel! Të vjedhësh për 100 mije leke! Të lesh pa drita 1000 banore për kaq! Po policia ku është? Sot midis orës 2.00-3.00 është stakuar fidri që furnizon njësinë Remas/Divjakë; Stakimi nuk ka qenë nga OSHEE për mungese energjie. Stakimi ka qenë i qëllimshëm nga ndërhyrje e jashtme, teknike pa dyshim; 1000 abonentë mbeten pa energji! Edhe pse ajo ore e në errësire, elektricistet dolën, verifikuan linjën metër për metër; Është vjedhur tre kampata linje me tela bakri në Karavasta pas kishës!

Llogaria e hajduteve: 180 metër lineare tel bakri, 100-120 kilogram në peshë, 800 leke për kilogramë; Te gjitha bëjnë diku tek 100 mije lekë! Tani; Është e njëjta bande hajdutësh, të gjithë elektriciste që kane 8 vite që vjedhin tela e transformatore në njësinë Remas; E nisën me vjedhjen e linjës së tensionit të larte që furnizonte hidrovorin në 2013 dhe vijojnë ende te vjedhin. Po ta shohësh, këtë herë kanë vjedhur në zonë të banuar, ka shtëpi mu aty; Jam i bindur që banorët e kanë parë kush ka hipur në njërën shtylle, ka prere telat, ka hipur ne tjetrën e tjetrën e ka prerë 180 metër lineare tela, i ka mbledhur, i ka ngarkuar dhe ka ikur!

Asnjë nuk flet dhe mirë tua bëjnë! Rrini e durojini! Në ane tjetër; Po policia në Divjake ku është? Ekziston se unë veç për motorra e shoh?! 8 vite e njëjta bande elektricistesh që vjedh në të njëjtën zone, tani e rikthyer përsëri. Bëni punën, kaq ju kërkohet! Beni punën në çdo orë”, shkruan Braçe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP KARABUSH [ KEPI ] REXHEP BULE LEKA: 04/05/2022 08:44

    O Erjon Braçe po pushtetin kush e ka ? A e ka partia jote po ça bën policia ça bëjn Institucjonet vlen gjum ? Po pika e grumbullimit që mbledh barkun pse nuk kontrolliert e po ti kapert teli ti sukuestrohet Firma. Pra mos bëj llapa llapa llapa nëpër medja po thuaj Es pallës të bëj tamam shtet jo shtet laraskat. Ne nderime e me respekt 3 K.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave