Drejtori i një shkolle të mesme në New Jersey teksa po zhvillonte provim, u godit me thikë në gjoks nga një nxënës. Studenti, ishte një djalë 14-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende.
Pas goditjes ai hodhi thikën dhe ngriti duart lart, tha policia. Principal Kurt Schweitzer dhe studenti u trajtuan për lëndime të cilat nuk ishin kërcënuese për jetën.
“Askush nuk është në rrezik, asnjë student nuk u lëndua”, shkruante departamenti i policisë në Facebook.
Studenti është marrë në paraburgim dhe është akuzuar për dy akuza për sulme të rënda dhe dy akuza për posedim të armëve thuhet në deklaratën e policisë.