Demokratët duket se e kanë braktisur Sali Berishën. Edhe në takimin që kryetari i PD-së zhvilloi sot në New Jersey të SHBA-ve, u vu re një pjesëmarrje e vogël e të pranishmëve, pavarësisht se Berisha rikthehej në Shtetet e Bashkuara pas rreth 5 viteve.
Pavarësisht se nga PD u trumbetua si një ngjarje e madhe, nga pamjet që po qarkullojnë nga takimi i Berishës në SHBA, shihet se shumë prej karrigeve të vendosura për pjesëmarrësit në takim, janë bosh.
Ndërkohë një gjë e tillë nuk dukej nga pamjet e kamerave të PD-së, pasi filmonin vetëm pjesën e të pranishmëve që qëndrojnë përpara.
Lajmi kryesor:
Berisha takim me militantët në SHBA, sulmon Blinken dhe Yuri Kim: Kush na tregoi barin, sot është pa punë! Ata që më shpallën ‘non grata’, janë të padëshiruar në vendin e tyre!
LAJMET MË TË VLERËSUARA








