New York, Bushati vijon takimet
në kuadër të Asamblesë së OKB 

New York, Bushati vijon takimet<br />në kuadër të Asamblesë së OKB 
NEW YORK- Në kuadër të pjesmarrjes në Sesionin e 69 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri Bushati ka vijuar në zhvillimin e takimeve dypalëshe me homologë të tij nga e gjithë bota.

Nga një deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme raportohet se Bushati ka takuar dhe Gunnar Bragi Sveinsson të Islandës, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah të Kuvajtit dhe Sheikun Abdullah Bin Zayed Al Nahyan të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Takimi me Ministrin islandez Gunnar Bragi Sveinsson.

Në takimin me Ministrin Sveinsson, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e Islandës në proceset  integruese dhe kontributin e saj për Kosovën. Gjithashtu dy Ministrat nënshkruan Marrëveshjen për Eliminimin e Taksimit të Dyfishtë midis vendeve tona. Të dy zyrtarët rishtazi deklaruan se kjo marrëveshje do të shërbejë si shtysë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen, në fushat me interes bashkëpunimi, si energjia e rinovueshme, mjedisi dhe shëndetësia. 

Të dy zyrtarët u ndalën dhe gjithashtu ndanë mendime për rrezikun potencial që paraqet terrorizmi në nivel global dhe në situatën në Ukrainë.
 
Takimi me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad.
 
Ministri Bushati zhvilloi dhenjë takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah. Ministri e përgëzoi kolegun kuvajtian, në emër të qeverisë shqiptare, për vlerësimin e OKB-së, e cila e ka shpallur Kuvajtin “Qendër humanitare ndërkombëtare” dhe Lartësinë e Tij, Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Kuvajtit “Lider humanitar”. Gjithashtu, dy Ministrat diskutuan për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, ujit, energjetikës dhe turizmit. Në fokus të bisedës ishte dhe riaktivizimi i bashkëpunimit me Fondin kuvajtian për zhvillimin ekonomik arab.
 
Takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
 
Gjatë punimeve të Sesionit, Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Në takim, palët vlerësuan dinamikën në rritje të shkëmbimeve politike ndërmjet autoriteteve më të larta të të dy vendeve. Ky intensifikim i kontakteve politike po reflektohet në zgjerimin e fushave të bashkëpunimit dypalësh.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë