Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati disa takime të rëndësishme me drejtues të lartë të disa agjencive ligjzbatuese.
 
Fillimisht në NYPD, Departamentin e Policisë së New York (New York Police Department), Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u prit në takim nga Drejtori i Policisë për New York City James P O'Neill NYPD Chief of Department.
 
O'Neill e përgëzoi Çakon për rezultatet e Policisë Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit.
 
O'Neill e vlerësoi si një partner të besueshëm e serioz Policinë Shqiptare.
 
Ndërkohë Çako vlerësoi ndihmën dhe përkrahjen e SHBA si partner i rëndësishëm për Policinë Shqiptare.
 
O'Neill dhe Çako vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar të punonjësve të policisë të NYPD, përfaqësuar nga Shoqata Illyrian, si ura të bashkëpunimit mes dy policive.
 
Çako e ftoi O'Neill për një vizitë në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi prej Tij.
 
Me pas Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u prit në takim nga Drejtori i Inteligjencës i News York City Thomas P Galati(njëherazi edhe Drejtor për Krimin e Organizuar e Terrorizmin).
 
Galati dhe Çako biseduan për çështjet e terrorizmit që shqetësojnë dy agjencitë, rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimi të informacioneve në këtë fushë.
 
Galati- Çako vlerësuan lartë marrëveshjen e bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit në luftë kundër terrorizmit të firmosur nga Ministri Saimir Tahiri dhe Drejtori i FBI, si dhe portokollin operacional të firmosur nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Drejtuesit e Antiterrorit.
 
Galati e falënderoi Çakon, për punën e mrekullueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, në një rast të përbashkët hetimi për terrorizëm.
 
Në këtë hetim u përfshinë FBI, Policia Shqiptare dhe Drejtoria e Inteligjencës së NYPD.
 
Çako theksoi se ne jemi të interesuar të përvetësojmë dhe të aplikojmë format dhe metodat me të mira të Policisë amerikane për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.
 
Drejtori i Inteligjencës Thmas P. Galati i ofroi Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako mbështetje për Strukturat Antiterror dhe të Krimit të Organizuar të Policisë Shqiptare.
 
Gjithashtu me drejtues të Departamentit të Policisë së New York u diskutua për mundësitë e trajnimeve në specializimeve të oficerëve të Policisë shqiptare në Akademinë e Policisë në New York.
 
Më pas delegacioni shqiptar vizitoi sallën e komandimit dhe monitorimit të emergjencave të Policisë në New York City.
 
Në fund të takimit Çako e ftoi Galatin për një vizitë në Policinë e Shtetit në Shqipëri, ftesë që u prit me shumë kënaqësi nga Galati, i cili premtoi se do ta realizojë së shpejti.
 
Gjithashtu gjatë punimeve të Samitit të Shefave të Policisë të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në New York, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u takua me përfaqësues të Policive të shteteve të ndryshme.
 
Një takim me fokus luftën kundër Krimit të Organizuar e veçanërisht trafikut të qenieve njerëzore u zhvillua me Drejtorin e Policisë së Holandës Harry van den Brink.
 
Të dy drejtuesit diskutuan për krizën e emigrantëve dhe masat respektive të marra.
 
U shtrua si domosdoshmëri rritja e bashkëpunimit dhe hetimeve të përbashkëta veçanërisht në fushën e trafikut të qenieve njerëzore.
 
Drejtori i Policisë së Holandës Harry van den Brink ofroi mbështetjen e Policisë holandeze për Policinë shqiptare në këtë fushë.

cako usa

cako usa

cako usa

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com