New York, 'Dentisti' shqiptar i ISIS dënohet me 22 vite heqje lirie

Një gjykatë në New York ka dënuar me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, i cili synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.

Gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, ndërsa po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë, e quajti shqiptarin “Një bombë e kurdisur”.

Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan ishte arrestuar në vitin 2016. Ai kishte qenë në vëmendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri.

Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën.

Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 09/12/2019 19:35

    Edhe ty kishim mangut. Duhet nje studim psikologjokoshoqeror se eshte e pamundur qe ne US ku ke femra nga te gjitha rracat, ke sheshit çka t ket shpirti qef, ti shko e behesh jehadist.

    Përgjigju
  • Toni: 09/12/2019 12:58

    22 plumba do ishin me te pershtatshme per kafshe te tilla mosmirenjohese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza