Pesë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin kryesor hekurudhor Penn të New Yorkut, teksa policia arrestoi të dyshuarin pak pas incidentit. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë,teksa 4 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Autori dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Incidenti ndodhi në një kohë kur autoritetet e New Yorkut kanë shtuar masat e sigurisë përpara pranisë së Presidentit amerikan Donald Trump në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs.

Stacioni i Pensilvanisë, ose siç njihet Penn, një nga nyjet më të mëdha të transportit në Shtetet e Bashkuara, ndodhet direkt poshtë Madison Square Garden, arena ku do të zhvillohet ndeshja. Për shkak të pranisë së Trump, autoritetet kanë njoftuar masa shtesë sigurie, përfshirë ndalimin e çantave dhe anulimin e aktiviteteve të planifikuara jashtë arenës.