Lumi i Vjosës dhe lugina e saj është një ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar patjetër për vitin 2023, sipas sugjerimeve të gazetës më të madhe amerikane The New York Times.
Media amerikane e cilëson lumin e Vjosës me një bukuri të rrallë dhe ekosistem unik. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar artikullin, ndërsa thekson se qeveria këtë pranverë do të shpallë Lumin e Vjosës, Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë.
‘Mirëmëngjes dhe me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The New York Times, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik dhe me vendimin që do të marrim këtë pranverë e shpallim Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë, për ta bërë vitin 2023, vitin e Vjosës, ju uroj një ditë mbarë.’-shkruan Rama.
New York Times shkruan ndër të tjera se realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e vendit me kanione, e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik.
Por Drini?
PërgjigjuNè pranver je prapa hekurave o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar…!
Përgjigjusa mire qe tashme kemi nje qeveri e cila mendon per cdo gje
Përgjigjuku jan ato vipat pse duhet te na e boj bota teklamen ne
Përgjigjubukuri unike e cila duhet ruajtur dhe mbrojtur nga te gjithe ne
PërgjigjuEsht tamam nje thesar i natyres
Përgjigju.....Amazona e Shqiperise
Përgjigju