New York Times: Negociatorët afër marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Gaza

New York Times: Negociatorët afër marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Gaza

Protesta për lirimin e pengjeve

1705216606_pengje.png

Protesta për lirimin e pengjeve

Negociatat për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur ende robër nga Hamasi priten sot në Paris, njoftoi New York Times. 

Negociatorët amerikanë kanë përcaktuar një draft-marrëveshje me shkrim bazuar në propozimet e dy palëve, Izraelit dhe Hamasit, e cila do të jetë baza e diskutimeve në orët e ardhshme në kryeqytetin francez. 

Negociatorët janë "optimistë se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet". Sipas burimeve të gazetës amerikane, më shumë se 100 pengje mund të lirohen në këmbim të ndalimit të operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës për një periudhë prej dy muajsh.

Faza e parë do të zgjaste 30 ditë, në të cilën Hamasi, në këmbim të armëpushimit, do të lironte gratë, të moshuarit dhe të plagosurit. Në fazën e dytë, të 30 ditëve të tjera të armëpushimit, burrat dhe ushtarët izraelitë duhet të lirohen. 

Shtëpia e Bardhë dërgoi drejtorin e CIA-s, William Burns, në Paris për të ndërmjetësuar negociatat. Në bisedime janë të pranishëm edhe përfaqësues të Izraelit, Egjiptit dhe Katarit.
Numri i të burgosurve palestinezë që Izraeli do të duhet të lirojë ende nuk është përcaktuar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm me dron në bazën e SHBA në Jordani, 3 ushtarë amerikanë të vrarë, dhjetëra të plagosur! Biden akuzon grupet e mbështetura nga Irani


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin