New York Times: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse europiane për t’u vizituar në 2025

New York Times: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse europiane për t’u vizituar në 2025

Ksamil

Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka zbuluar destinacionet e fshehta europiane mahnitëse për të vizituar në vitin 2025 - përpara se ato të pushtohen nga turistët ndërkombëtarë, shkruhet në një artikull të botuar gazetën e përditshme amerikane “New York Times”.

“Amerikanët thyen rekordet e udhëtimeve në vitin 2024 - ku 1 dhjetori u shënua si dita më e ngarkuar ndonjëherë në aeroportet e vendit”, sipas TSA.

“Mbi 20,2 milionë turistë amerikanë vizituan Evropën në vitin 2023”, sipas Zyrës Kombëtare të Udhëtimeve dhe Turizmit në SHBA - miliona turistë më shumë krahasuar me periudhën para pandemisë - ku u regjistruan 17,3 milion vizitorë në 2019.

Nëse vizitoni Spanjën, Francën apo Italinë, merrni masa drastike - pasi për shembull, mund të tarifoheni për nje “selfie” në shatërvanin Trevi në Romë, apo të merrni parasysh pezullimin e Airbnbs në Barcelonë.

Ekzistojnë dy destinacione evropiane që gazetari dhe eksperti i udhëtimeve, Simon Calder rekomandon dhe i vlerëson si vende magjepsëse dhe të paprekura nga turizmi masiv.

“Të gjitha indikacionet që kemi parë, për shembull, numri i turistëve që qarkullojnë në aeroporte dhe shifrat e fundit nga kompanitë e udhëtimeve tregojnë se ekziston “një oreks i pangopur” për udhëtime. Dhe viti 2025 do të jetë fantastik për të ofruar alternativa të shumta”, tha gazetari dhe eksperti i udhëtimeve, Simon Calder për “Daily Express”.

Eksperti i udhëtimeve ka sugjeruar Shqipërinë dhe Bullgarinë si dy destinacionet kryesore evropiane për të vizituar në vitin 2025 - në një përpjekje për të nxitur turistët e huaj të zgjedhin vende që nuk janë prekur ende nga turizmi masiv, dhe të cilat i vlerëson si ideale për pushime verore.

Shqipëria është shtëpia e shumë resorteve bregdetare në detin Adriatik dhe disa prej tyre janë krahasuar me Maldivet falë ujërave të pastra kristal. Ky vend mesdhetar konsiderohet si një nga destinacionet më të përballueshme për pushime në Evropë.

“Shqipëria është një nga vendet më buxhetore në Evropë. Unë e shoh Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm turistik. Plazhe fantastike, njerëz miqësorë dhe çmime të përballueshme”, tha Calder.

Shqipëria është shtëpia e vargmaleve të ndryshme malore, plazheve mahnitëse të konsideruara si “Maldivet e Evropës”, me një kryeqytet të gjallë dhe rrënoja të mrekullueshme në atraksionet e përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në vitin 2023, 10 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë për të kaluar pushimet. Numri i vizitorëve në Shqipëri pritet të rritet në vitet në vijim./ New York Times

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti