Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur nga një zjarr që përfshiu një ndërtesë 12 katëshe në Bronx, New York. Forcat zjarrfikëse sqarojnë se katër persona janë në gjendje të rëndë. Shkëndija e zjarrit filloi në një dyqan mobiliesh në katin e parë.

Ky është incidenti i dytë i tillë për disa ditë dhe në të njëjtën lagje, më 29 dhjetor, 12 vetë u vranë në zjarr nga një fëmijë që luante me sobë.

Ndërtesa e përfshirë nga flakët ndodhet pranë kopshtit zoologjik të Bronxit, e cila u përfshi në katin e parë nga flakët dhe më pas u përhap në katet e sipërme. Për fikjen e zjarrit ishte e nevojshme ndërhyrja e 200 zjarrfikësve, të cilët kanë arritur në kohë rekord, për katër minuta.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com