Të paktën 24 persona u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ndaj një bari dhe një hoteli në rajonin e Khersonit, tha guvernatori rus Vladimir Saldo.

"Mbrëmë, armiku kreu një sulm të qëllimshëm me dron ndaj një vendi ku civilët po festonin natën e Vitit të Ri. Tre dronë sulmuan një bar dhe një hotel në vendbanimin Khorly, në bregdetin e Detit të Zi. Sipas raportimeve fillestare, mbi 50 persona u plagosën dhe 24 u vranë", shkroi ai në Telegram.

Guvernatori vuri në dukje se sulmi ndodhi rreth mesnatës. Zjarri u shua vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjekët tani po luftojnë për të shpëtuar jetën e plagosurëve. Rajoni i Khersonit po mban zi me familjet e viktimave.