Punonjësit e emergjencës kanë shkarkuar mijëra thasë rëre në zonën Buffalo të New York, në përpjekje për të shmangur një përmbytje të mundshme pas uljes së temperaturave që kanë nisur të shkrijnë rreth 2 metra dëborë të rënë prej gati një jave.
 
Mbi 775 anëtarë të Gardës Kombëtare të New York janë vendosur në Erie Country dhe Buffalo për të ndihmuar në parandalimin e përmbytjeve, pastrimin e rrugëve, shtëpive dhe garazheve pas disa ditë rënie dëbore të quajtur “stuhia thikë”, e cila la të vdekur 13 persona.
 
Masat e marra erdhën pasi Shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi për përmbytje masive.
 
Ndërsa guvernatori i New York, Andrew Cuomo gjatë një konference për shtyp paralajmëroi se “përmbytjet do të jenë më të rrezikshme dhe shkatërruese se sa njerëzit mendojnë”, duke shtuar se shteti ka marrë të gjitha masat, madje edhe evakuimin e personave, në rast se do të jetë i nevojshëm.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)