Një tragjedi e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme, në Brooklyn pranë Neë York-ut, në Shtetet ë Bashkuara të Amerikës. Një apartament është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe si pasojë kanë humbur jetën 7 fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i forcave zjarrëfikëse Jim Long sipas të cilit edhe dy persona të tjerë kanë mbetur në lënduar nga flakët dhe janë në gjëndje të rëndë. Viktimat e kësaj tragjedie janë të moshës nga 5 deri në 15 vjec dhe jane pjesëtarë të së njëjtës familje.
Më shumë se 100 forca zjarrëfikëse kanë punuar gjatë natës për të shuar flakët e zjarrit në këtë apartament në Brooklyn, ndërsa ende nuk ka të dhëna për shkaqet e këtij zjarri.


Redaksia online
(o.b/Shqiptarja.com)