New York/Terror në Hawai, godet pronarin me thikë, vret dy policë dhe i vendos zjarrin 12 shtëpive (FOTO)

New York/Terror në Hawai, godet pronarin me thikë, vret dy policë dhe i vendos zjarrin 12 shtëpive (FOTO)

Terror në Hawai. Një person i armatosur pasi goditi me thikë pronarin e tij dhe vrau dy oficerë policie, jo i lumtur me kaq, i vuri flakën një banese ndërsa gjuhët e flakëve u përhapën duke djegur të paktën 12 shtëpi, pesë prej të cilave u dogjën plotësisht.

Detajet e asaj që ndodhi nuk janë ende e qarta, por, sipas zërave të pakonfirmuar, agresori dyshohet se goditi me thikë pronarin e tij, i cili po e dëbonte nga puna. Policia, e paralajmëruar për sulmin, ndërhyri brenda pak minutash. Agjentët u gjendën para burrit të armatosur, i identifikuar si Jerry Hanel, i cili nuk ngurroi të hapte zjarr ndaj tyre duke vrarë dy policë, një burrë dhe një grua.

Agresori më pas i vuri zjarrin shtëpisë së pronarit. Flakët u përhapën me shpejtësi duke u vënë zjarr shtëpive të tjera fqinje dhe duke shkaktuar evakuimin e dhjetëra njerëzve.

Kjo është një tragjedi e paparë jo vetëm për qytetin e Honolulu, por për të gjithë Hawain", tha Kirk Caldwell, kryetari i bashkisë së Hololulu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur