Shkodra po na u rrezikuoka me një konsullatë serbe, e Tirana, që ka ambasadë serbe, nuk qenka e rrezikuar!!!??? Hajdeni budallë, hajdeni.
Po nuk është veç punë budallallëku. Janë edhe agjentë serbë që, thjesht duke shitur pseudopatriotizëm, duan ta pengojnë hapjen e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc. Mirë që po identifikoheni.
I qahet halli Shkodrës, një qyteti që 113 vite më parë ka bërë luftë për jetë a vdekje për të mbajtur shqiptarësinë e saj, e nuk i qahet halli Luginës së Preshevës, e cila është shkelur e nëpërkëmbur që 113 vite.
Shqipëria dhe shqiptarët, përgjithësisht, kanë interes më të madh nga hapja e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc sesa dëm eventual nga konsullata serbe në Shkodër.
Në vend që të kërkohet që Shqipëria të ketë konsullatë edhe në Novi Pazar (ku kanë edhe Turqia, edhe Bosnja), kundërshtohet marrëveshja që e bën Bujanocin me Konsullatë të Shqipërisë!!!
Në vend që Qeveria e Albin Kurtit me e përshëndetë këtë marrëveshje, nxjerr eksponentët e vet (Vigan Qorollin dhe Agim Bahtirin) për ta kundërshtuar, duke i kripur mendë Shqipërisë me pseudopatriotizëm.
-
Nje konsullata per 50 njerez te deklaruar me kombesi serbe, NUK eshte gje tjeter vecse perpjekje per te ri ngritur sistemi e spiunazhi te ish UDB ne shkoder e perqark.
Përgjigju -
Une i qendroj balances diplomatike. " Nothing wins and nothing lose"! Qorrollepsja vjen nga diskutimi i " Mea Culpa", nje faktor qe jo vetem politikanet shqiptare por te gjithe demokracite e reja te Ballkanit, e vuajne. Por fajtori ne politike mbetet gjithmone jetim...
Përgjigju









Komente
Komento