Nexhmija e pranon: Kam veshur
një herë uniformën fashiste

Nexhmija e pranon: Kam veshur<br />një herë uniformën fashiste
Ish-drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, historiani dhe gazetari Kastriot Dervishi ka publikuar sërish një dokument ku Nexhmije Hoxha pranon se ka qenë në Rininë Fashiste.

Nëpërmjet një dokumenti të hedhur në rrjetin social facebook Dervishi sjell dëshminë e gruas së ish-diktatorit Hoxha më 8 janar 1952. Aty Nexhmije Hoxha pohon se jo vetëm që ka qenë në “xhioventu fashista”, por edhe se ka veshur një herë uniformën fashiste.  

Postimi i plotë në facebook i Kastriot Dervishit
Deklarimi i Nexhmije Hoxhës më 8 janar 1952 "Vetëm një herë jam veshur fashiste, daja im ishte ballist, u vra nga partizanët"
Fakti që Nexhmije Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste tani përforcohet nga fakte të tjera. Deri më tani kemi dhënë prova që i përkasin dokumenteve nga koha e luftës si dhe tjera që i përkasin kohës kur sundonin komunistët.

Ky deklarim i përket 8 janarit 1952. Në të gjithkush mund të shikojë se si e pranon vetë e përmendura lidhjen e dikurshme me Partinë Fashiste, origjinën familjare, por edhe faktin se dajën e kishte pasur ballist dhe që ia kishin vrarë partizanët.

Janë të lutur enveristët apo kategoria që rrjedh nga “njeriu i ri” i epokës së socializmit të paraqitur si avokatë vullnetarë të Nexhmije Hoxhës, ta pyesin kur të duan e si të duan në janë apo jo fjalët e saj këto që përmban ky dokument. Sigurisht ka edhe të tjera. Më poshtë një pjesë e përzgjedhur nga deklarimi i Nexhmije Hoxhës.

Nexhmije Hoxha:
Këto tre-katër ditët e fundit mua më ka dalë një çështje në lidhje me origjinën. Në autobiografinë e vjetër dhe të re unë kam shënuar nëpunëse e vogël dhe këtë e bazoj se babai im për një kohë të gjatë ka qenë magazinier me 5 napolona në muaj dhe unë në familje një të këtij niveli kam qënë.

Por po të shohësh të kaluarën e babait ajo ka qenë e një nëpunësi të vogël. Gjyshërit e babait kanë qenë qiraxhinj dhe në ekonominë e tyre kanë mundur të blejnë ca tokë. Ata ishin 7 vëllezër dhe kanë vënë kështu çiflig. Mirëpo pas luftës ballkanike ata janë shkatërruar dhe shkruan në Turqi.

Pas luftës së përgjithshme ne u shpronësuam, fshatarët nuk jepnin më nga toka që punonin nga tona, taksat e tokës u shtuan dhe u ndanë nga babai.
Babai erdhi në Tiranë dhe këtu kemi jetuar me një rrogë pa asnjë të ardhur tjetër, kështu që jetën e kemi bërë me privacione të mëdha.
Në bazë të instruksionit të KQ si origjinë duhet marrë për bazë çfarë jete ka bërë anëtari i partisë.

Për sa i përket edukacionit që kam marrë unë në familjen time, nuk ka qenë ai i një familje agallarësh, pse vetë babai tim është një tip tjetër, ai ka qenë nëpunës, arkëtar komune, ka qenë me pikëpamje liberale, në kundërshtim me gjithë qëndrimin e dibranëve të tjerë mua nuk më mbuloi me çarçaf, më dërgoi në shkollë, me një fjalë edukacionin që kam marrë nuk ka qenë ai i një familje agallarësh. Kështu e kam shënuar në autobiografinë time edhe në fletëanketën.

Mirëpo na doli një gjë me vajzën e xhaxhait, ajo në të parën e ka vënë qytetare e mesme kurse tani e kishte vënë çifligare në biografinë e saj. Tani unë nuk di si të them për vete, unë sigurisht do ta vë si të jetë nevoja, po vete kështu e kam gjykuar, mendimi tim personal është që se kështu ka qenë situata. Pastaj duhet pasur parasysh se familja e babait tim nuk ka qenë den babaden çifligar.

Një çështje tjetër në biografinë time është se jam regjistruar në “xhioventu fashista”, por kështu kam vetëm një herë kostumit që e kam veshur vetëm një herë, po në manifestime nuk kam marrë pjesë. Nga grupi tonë disa donin të venin në Itali, po me iniciativën time nuk kemi bërë gjë.

nexhmija

nexhmija

nexhmija

nexhmija




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë