TIRANE - Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që i rikthen dorëskrimin e "Dimrit të Madh" autorit Islamil Kadare, reagon
Nexhmije Hoxha për dorëshkrimin origjinal të “Dimrit të Madh”.
“Do të respektoj vendimin e gjykatës, edhe pse procesi gjyqësor pati shkelje të vazhdueshme”. Ky është reagimi i të vesë së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, sipas të cilit ajo duhet t’i kthejë shkrimtarit Ismail Kadare, dorëshkrimin origjinal “Dimri i Vetmisë së Madhe”.
Por nga ana tjetër, Nexhmije Hoxha edhe pse deklaron se do të njoh vendimin e Gjykatës, pra që nënkupton se do t’i rikthejë “Dimrin” Kadaresë, thekson se ky proces gjyqësor ishte i paragjykuar që në fillim. Ajo deklaron se nuk pasur një njoftim nga ana e Gjykatës për t’u bërë pjesë e këtij procesi, ndërsa ai vijoi me disa shkelje të tjera proceduariale.
Për zonjën Hoxha shkelja më e madhe ka të bëjë me seancën e fundit, e cila u zhvillua pa praninë e avokatit të saj, edhe pse ky i fundit kishte njoftuar se nuk mund të paraqitej. Nexhmije Hoxha madje ka deklaruar se në seancën e fundit, atë të dhënies së vendimit, avokati i saj do ët paraqiste një provë kyçe për procesin.
Pavarësisht denoncimit të këtyre fakteve, Nexhmije Hoxha thekson se nuk do ta ndjekë më tej këtë çështje, pra nuk do ta apelojë atë.
E pyetur se a do ta dorëzojë ajo dorëshkrimin Nexhimje Hoxha deklaron se ai ndodhet tashmë në arkivin e shtetit nën sekuestro.
Por pavarësisht konflikti të saj me shkrimtarin e madh, Ismail kadare, Nexhmije Hoxha i uron atij të marrë çmimin “Nobel.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 1212
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dalin dokumentet e CIA: Pse ra plani për eleminimin e Nexhmije Hoxhës?!
1 Shtator, 19:26
-
'Nga tornitore, më bënë deputete, dhe nënkryetare e Kuvendit': Historia e pazakontë e Mine Gurit
30 Qershor, 22:36
-
Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”: Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por...
11 Prill, 18:22
-
Dëshmia e rrallë, e ish-shefit të ‘Bllokut’ të udhëheqjes: Si u zunë për flokësh Teuta me Liljanën për një vaskë, Nexhmija rrinte e shikonte
8 Janar, 13:02
-
Nexhmije Hoxhën, si e njoha kur isha gardiane në burgun e Tiranës! Flet këngëtarja Vera Picari: Nuk e hante kurrë ushqimin e qelisë! Më thoshte shpesh herë ik nga këtu
11 Nëntor 2023, 07:13
-
Zbulohet letra e rrallë e Nexhmijes për Enverin, si i raportonte e spiunonte krerët kryesorë të Partisë Komuniste
4 Tetor 2023, 07:23
-
‘Nexhmija, kishte në krahun e djathtë, shokun e saj të rinisë, Ramiz Alinë, për të cilën flitej se për shumë vjet, ishte…’/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
24 Gusht 2023, 07:32
-
INTERVISTA e rrallë e Nexhmije Hoxhës për mediat greke: Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel
11 Korrik 2023, 11:05
-
‘Kam punuar kaq vjet me shokun Enver dhe Nexhmijen, por edhe me gërshërë të ma presin mishin, s’ngre dorë kundër Partisë...’/ Letra e Liri Belishovës në ’82-in
9 Korrik 2023, 07:29
-
Dëshmia tronditëse e Liri Belishovës: Kur po më vdiste vajza 23 vjeçe në spital u thashë të flisni me Nexhmije Hoxhën, të më japi leje t’i rri pranë, ata më…
28 Shkurt 2023, 07:25
-
Nexhmije Hoxha: Ku isha, kur rrëzuan monumentin e Enverit!
20 Shkurt 2023, 20:52
-
Sapo mësuesja hyri në zyrë, inspektori i arsimit mbylli derën…’/ Ngjarja tragjike në Tepelenë në ’67-ën që, alarmoi shtetin dhe vetë Enver Hoxhën
23 Janar 2023, 07:32