Dëshira për të patur një shtëpi të dytë në bregdet është një trend që vitet e fundit po kthehet gjithnjë e më shumë në normalitet. Nuk ka rëndësi nëse e përdor për të pushuar vetë, apo si një mjet për të gjeneruar të ardhura, investimi në çdo rast ka përfitimet e veta.
Next to Vala Mar Premium në Gjirin e Lalzit është një kompleks rezidencial ku mund të investoni për të patur shtëpinë tuaj buzë detit. I pozicionuar në një nyje lidhëse midis Tiranës dhe Durrësit, ky kompleks ka akses të lehtë me kryeqytetin dhe aeroportin “Nënë Tereza”. Me një distancë prej vetëm 42 km do t’ju duhet më pak se një orë për të mbërritur në kryeqytet dhe vetëm 40 minuta për të shkuar në aeroport.
Një tjetër pikë në favor është vendndodhja midis natyrës, bregdetit dhe diellit, pranë parkut kombëtar të Rushkullit, në të cilin ndodhen rreth 380 ha pyje me pisha. Arkitektura e zgjedhur nga firma prestigjoze “Uno Architects”, shkrihet në harmoni me natyrën dhe bukurinë e zonës, ndërsa apartamentet janë projektuar në mënyrë të tillë që të kenë pamje nga deti ose nga mali.
Next to Vala Mar premium është një projekt që përfshin një kompleks shërbimesh dhe garanton një jetesë brenda të gjitha standarteve premium. Projekti përbëhet nga katër mikrosfera dhe konkretisht:
1. Marina: Limani dhe plazhi i jahteve
Këtu do të gjeni një hapësirë të lundrueshme me vende ankorimi për jahte, skafe e varka si dhe një plazh të dedikuar për banorët e rezidencës dhe për vizitorët.
2. Rezidenca
Vilat në këtë rezidencë janë ndërtuar me një arkitekturë të përzgjedhur duke ruajtur me fanatizën bukurinë natyrore të zonës. Të projektuara me një disajn modern dhe cilësi në ndërtim, vilat dhe apartamentet e këtij kompleksi garantojnë një eksperiencë të re që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës, qetësinë dhe sigurinë 24/7. Të gjitha vilat janë të paisura me pishinë, me një stil unik, dhoma elegante dhe me hapësira të bollshme në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër për të garantuar një jetesë komode për këdo që vendos të investojë në këtë kompleks. Në next to Vala Mar Premium gjeni të gjitha lehtësirat e domosdoshme për ta bërë jetesën një eksperiencë krejt unike.
3. La Cittadella: Shërbime, argëtim, relaks
La Cittadella është një tjetër ambjent i veçantë i kësaj residence ku përfshihen shërbime si bare, restorante, markete, butikë dhe shumë shërbime të tjera që do ta plotësojnë më së miri ditën tuaj.
4. Hoteli
Një tjetër element i rëndësishëm i kësaj residence është edhe hoteli që ofron mikpritje dhe akomodim me cilësi të lartë për të gjithë vizitorët vendas e të huaj. Hoteli ofron gjithashtu edhe shërbime të specializuara përmes sallave të konferencave dhe vendeve të posaçme për takime ekzekutive.
Ky kompleks rezidencial dhe kushtet që ai ofron ju garanton të gjithëve një jetesë të rafinuar midis natyrës, bregdetit dhe diellit. Gjithashtu përmes investimit në këtë kompleks çdokush mund të garantojë një biznes fitimprurës për të ardhmen.
Falë cilësisë premium të apartamenteve e vilave si dhe falë kushteve bashkëkohore, qetësisë dhe natyrës së bukur buzë detit, garantohet jo vetëm mbulimi i plotë i kostos së blerjes së pronës, por edhe përfitime në një kohë shumë të shkutër. Prona juaj do të vlerësohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës dhe kjo rrit vlerën e investimit tuaj që mund të kthehet shumë shpejt në fitimprurës