SKANDALI/ Zbulohet vila luksoze e Jorida Tabakut në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, ia mori “oligarkut” që sulmoi për ndërtimin e “Sami Frashërit”
Vila luksoze e Jorida Tabakut në kompleksin “Vala Mar”
Pak javë më parë, Jorida Tabaku nuk linte asnjë ditë pa sulmuar projektin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, e cila po rindërtohet nga Bashkia e Tiranës pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në qendër të akuzave të përditshme të ish nxënëses së këtij gjimnazi, dukej se ishte bashkia e Tiranës, por mbase, siç thotë një shprehje të vjetër, “lepuri flinte diku tjetër”.
Thuajse në të njëjtën periudhë me akuzat për ndërtimin e “Sami Frashërit”, ish deputetja e PD dhe një nga kandidatet kryesore të demokratëve në listën e Tiranës, Jorida Tabaku, rezulton se ka në pronësi një supervilë, në një nga resortet më të shtrenjta në Gjirin e Lalzit.
Edhe më e çuditshme është se kompleksi ku bën pjesë vila luksoze e Tabakut është ndërtuar pikërisht nga firma ndërtuese që po rindërton gjimnazin “Sami Frashëri”, kompania e njohur “StarTek shpk”. Pas marrjes së vilës, Tabaku nuk e akuzoi më kompaninë për ndërtimin e shkollës, por akuzat u zhdukën si me magji. Të jetë një rastësi vallë?
Fjala është për një vilë dy katëshe në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, në një nga zonat rezidenciale më luksoze, ku jetojnë njerëzit më të pasur në Shqipëri, ku thuhet se zotëron një vilë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Vila ka oborr, parkim të brendshëm, një verandë të stërmadhe, dy kate me disa tualete, buzë detit të Lalzit.
Mjafton një kërkim i thjeshtë online, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, dhe vërtetohet se StarTek sh.p.k, e cila ka ndërtuar “Vala Mar”, është edhe kompania që po ndërton shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë.
Me sa duket, zyrtarëve të lartë të PD-së u pëlqen që ta kenë shtëpinë e pushimit pranë shtëpisë së kryetarit Basha në "Vala Mar", e sidomos afër shtëpive të pushimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët janë rezidentë prej vitesh në Gjirin e Lalzit.
Ndërkaq, është e ditur se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përfituar edhe një vilë nga Agron Papuli në kompleksin luksoz “Long Hill” në Lundër, në të cilën thotë se jeton me qira, por nuk ka bërë publike asnjëherë asnjë kontratë qiraje./Lexo.al
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Përfundoi në spital pas protestës, Mziu shpërndan memen me Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s'ka shtyllë kurrizore! Pendohet dhe e fshinë
24 Dhjetor, 09:28
Ja pra Beratsja qe na nxori tok nga babai te bloku, dhe mori gjith ate pallat, kucka dhe hajde voto qe ata te shtojne pasurine. Mos haro tabaku, se vjen nje dit i biri tij ritet, dhe gocat e tua shkojne per lesh
PërgjigjuKjo te kujton Jovan Bregun,kur thoshte qe provoi si behen letrat anonime,pasi nuk kishte bere me pare ndonjehere.Edhe kjo,e pa si i beri vilat Lulushi dhe vendosi t'a provonte dhe ajo dhe s'i doli keq,e siguroi nje vile.Me qe ra fjala,keto te ashtuquajtura vila te shtrenjta, nga fotoja e publikuar,jane absolutisht te shemtuara,te gjitha njelloj,tamam si 5-kateshet dhe parafabrikatet e Enverit ne vaktit,nuk e justifikojne as famen,as cmimin;vetem vendi ku jane vlen.Vilat qe kishin dikur pasaniket e Tiranes dhe te qyteteve kryesore te Shqiperise,perfshi dhe Bllokun me si vellezer,jane miliona here me te bukura e me terheqese,se sa keto //uniforma// si te kohes se Mao Ce Dunit dhe Enverit.
PërgjigjuTabaku ka vjedhur sa ka dash.
PërgjigjuVk komplet nje vile ia merr lali eri nje lulushi e themi pastaj pse rrezohen shkollat me I gjysem termet
PërgjigjuBabale Tabaku bythbardhaku... fol o surrat pastice tani justifiko vilen me banjo edhe per macer si Monika... nejse nue prerje jeni baxhella.
Përgjigju