Neymar i largohet akoma më tepër Barcelonës.
Pas ditës së sotme pritet të vijë konfirmimi zyrtar i klubit francez.
Acarimi me shokun e ekipit të Barcelonës, Semedo dhe pakënaqësia e të qenit joprotagonist në ekip po përforcon akoma dhe më tepër idenë se braziliani nuk do të qëndrojë më në Katalunjë.
Në ndihmë të klubit francez po vjen dhe i ati i Neymar, i cili në të njëjtën kohë është dhe agjenti i tij.
Mësohet se ai do të përfitojë 23.3milionë £ për të kompletuar operacionin që mund ta bëjë brazilianin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Vlera e vendosur nga Barcelona për Neymar është 195 milionë £ dhe francezët e PSG-së rrezikojnë të thyejnë rregullat e Fair Play-t Financiar.
Por PSG ka nisur të vë në lëvizje të gjitha mekanizmat për kapërcimin e situatës.
Francezët do të plotësojnë dëshirën e Neymarit për tˈu çliruar nga klauzola e largimit duke e siguruar financiarisht futbollistin tˈi paguajë direkt Barcelonës klauzolën.
Braziliani do të gjejë te PSG shumë bashkëpatriotë të tij si Dani Alves, Marquinho, Lucas Moura.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com