Neymar tregon arsyet se përse
u largua nga Barcelona

Neymar tregon arsyet se përse<br />u largua nga Barcelona
Kalimi i Neymar tek skuadra franceze PSG është blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit,222 milionë euro.  

Pas zyrtarizimit sot është bërë prezantimi, ndërsa interesi i medieve ka qënë tepër i lartë.

Dhe më shumë fitime duket se do të ketë skuadra franceze  e cila në vetëm 4 orë ka siguruar plot 10 milionë euro nga shitja e fanellave me numrin 10. Këtë numër do të mbajë në skuadrën e re ish futbollisti  i Barcelonës.

Madje mediat shkruajnë se një shifër e tillë do të rritet edhe me kalimin e ditëve.

Gjatë konferencës për mediat , sulmuesi brazilian  ka treguar edhe arsyet se përse u largua nga Barcelona, ku luante prej 4 vitesh. Ai shprehet se nuk u largua për para dhe zgjedhja ishte me zemër.
 
Fjala e Neymar

“Dua të bëj histori, ndaj kam ardhur këtu; për sfida të reja dhe ambiciet e klubit. Qëllimi ynë përfundimtar është Liga e Kampionëve, por ne, gjithashtu, duam t’i fitojmë të gjithë trofetë e tjerë. Unë dua të falënderoj Pastore, që më la fanellën me numrin 10. Ka pasur momente të presionit të madh për shkak se ka qenë një nga vendimet më të vështira. Largimin nga Barcelona e kam vendosur dy ditë më parë, në kohën kur kam komunikuar me Valverde.

Trajneri ishte i pari, që ia komunikova vendimin për t’u transferuar te PSG-ja, më pas të gjithë ekipit. Fotoja e Pique ishte një shaka e tij. Në të vërtetë atë ditë nuk e kisha vendosur nëse do të lëvizja përfundimisht. Pique është një mik i madh, që kam në futboll. I uroj atij më të mirën.

Ata që mendojnë se paratë janë të parat nuk dinë asgjë për jetën time. Ju siguroj se paraja ka qenë gjëja e fundit në këtë transferim, pasi kam menduar para gjithçkaje për lumturinë time dhe të familjes. Me këtë rast dua t’u dërgoj një mesazh respekti dhe dashurie të gjithë tifozëve të Barcelonës, të cilët më kanë pritur e trajtuar shumë mirë. Unë kam qenë shumë i lumtur dhe nuk kam asgjë për t’u ankuar.

Çdo gjë tjetër mendoj se ka të bëjë me historinë. Kam fituar shumë tituj te Barcelona, kam shënuar shumë gola, e kam ndihmuar skuadrën katalanase në mënyrën më të mirë të mundshme. Natyrisht, në këtë botë nuk mund t’i bësh të gjithë të lumtur, ndonjëherë pasioni i tifozëve shkon përtej futbollit.

E përsëris, ky ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës sime, sepse lashë një jetë të përshtatshme shumë të mirë në atë qytet, duke qenë pjesë e një ekipi të madh, me lojtarë fantastikë. Unë jam shumë i lumtur që kam lënë miq atje, të cilët i vlerësoj shumë.

Respekt e dashuri për të gjithë lojtarët e Barcelonës, të cilët më kanë mirëpritur pasi lashë Brazilin. Kam qenë shumë i lumtur gjatë këtyre katër viteve, por kërkova sfida të reja. Përpjekja e PSG-së për të nënshkruar që vitin e kaluar? Është e vështirë për të folur për diçka që Perëndia e bëri realitet në kohën e duhur. Protagonizmi nuk ka ndikuar absolutisht në dëshirën time për të ardhur te PSG-ja. Jam këtu për shkak se doja një sfidë të re, për të kërkuar diçka të ndryshme. Kjo nuk ndodhi për shkak se ndjehesha i parehatshëm te Barcelona. Kam ardhur për ambicie, sepse ky klub synon diçka të madhe.”

[gallery]23371[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...