Ngërçi në Kuvend, Haradinaj: PDK
e Brovina po pengojnë punën

Ngërçi në Kuvend, Haradinaj: PDK<br />e Brovina po pengojnë punën
Në Kosovë vazhdon ngërçi politik për formimin e qeverisë së re, si dhe për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Në një tjetër takim mes koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV, është diskutuar për mbajtjen e seancës së ardhshme të Kuvendit.

I zgjedhur për kryeministër nga Blloku, Ramush Haradinaj, tha se janë të shqetësuar me veprimin e Flora Brovinës, e cila sipas tij mbylli seancën duke mos ua dhënë fjalën deputetëve për ta gjetur zgjidhjen, si e parashikon dhe pika 127 e vendimit të Gjykatës Kushtetueses.

Haradinaj tha se atë ditë Flora Brovina ka ikur nga seanca duke mos përfillur deputetët. “PDK dhe Flora Brovina po e bllokojnë vendin sepse kjo bllokadë është në favor të tyre”, tha kryetari i AAK-së.

Ai tha se nuk do të rijnë duarkryq por do të veprojnë për të gjetur zgjidhjen, e cila sipas tij është në Kuvendin e Kosovës nga deputetët.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi