Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike

Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike

Nga 1 janari 2025, Milano në Itali, do të ndalojë pirjen e duhanit në ambiente të hapura. Bashkia e Milanos, në kuadër të planifikimit të klimës dhe motit, vendosi të zgjerojë fushën e ndalimit të kufizuar të pirjes së duhanit që prezantoi për herë të parë në vitin 2021 për zonat e përbashkëta të jetesës si stadiumet, parqet, varrezat dhe stacionet e autobusëve..

Sipas mediave italiane, me rregulloren e re, konsumimi i cigareve dhe produkteve të duhanit do të lejohet vetëm në zona të caktuara, me kusht që të ketë një distancë prej të paktën 10 metrash nga njerëzit e tjerë.

Ata që nuk respektojnë këtë rregull do të gjobiten nga 40 deri në 240 euro. Disa prodhues dhe tregtarë të duhanit planifikojnë të kundërshtojnë ndalimin e ri në gjykatën rajonale, duke pretenduar se bashkia nuk ka autoritetin për të marrë një vendim të tillë.

Një vendim i ngjashëm me atë në Milano u vu në fuqi në Torino, një tjetër qytet industrial në veri, në muajin prill. Bashkia e Torinos ndaloi pirjen e duhanit në ambiente të hapura kur ka persona të tjerë më pak se pesë metra larg.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj