Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, më 14 dhjetor përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme ka bërë me dije se cilët do të jenë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme që duhen. 

Përfituesit
Femrat mbi 60 vjeç dhe meshkujt mbi 65 vjeç
Regjistrimi
Në zyrat e Njësisë Administrative ku banon
Dokumentat
Karta e Identitetit
Aboneja
Tërhiqet çdo fund muaji në pikat përkatëse
Tërhiq abonenë
Me kartën e identitetit dhe një fotografi.
Në autobus
Paraqit abonenë e pensionistit dhe kartën e identitetit