Nga 1 janari taksë e re për banesat
vetëm për Tiranën, si do paguhet

Nga 1 janari 2018 pritet të ndryshojë mënyra e taksimit të banesave si dhe objekteve për biznes. Me mënyrën e re, pritet të ketë një rritje nga 20 deri në 50 përqind të taksës, e cila fillimisht do te aplikohet vetëm në Tiranë për shkak edhe të pamundësisë së zbatimit në rrethet e tjera.

 Taksa e re do të llogaritet në bazë të tre koeficentëve dhe vlerës së pronës, llogaritur në bazë të çmimit të referencës. Burime nga ministria e financave kanë bërë me dije për Report Tv edhe skemën e re se si do të funksionojë kjo formulë taksimi, e cila do tu dërgohet qytetarëve për tu paguar me faturën e energjisë elektrike.

Aktualisht taksa e banesës është e përcaktuar në bazë të zonës ku ndodhet dhe jetëgjatësisë. Ndërsa me formulën e re, taksa do të përllogaritet në bazë të vlerës së banesës së përcaktuar nga çmimet e referencës të vendosur me vendim qeverie. Taksa e re që do të paguhet në një vit do të variojë nga 0.076%, 0.1% dhe 0.114% të vlerës së pronës.

Koeficenti qe do te kenë banesat do të përcaktohen në draftin e ri në bazë të disa kritereve që ende nuk janë zbardhur. Nëse marrim një rast konkret: Një banesë, e ndodhur në Tiranë vlera e së cilës është 100 mijë euro sot paguan deri në 27 euro në vit. Ndërsa me formulën e re për këtë banesë do të paguhet nga 20 deri në 50 përqind me shume.

Nëse kjo banesë do të përllogaritet dhe preket nga koeficenti 0. 076 % atëherë do të paguaj 76 euro në vit, nëse koeficenti do të jetë 0.1 do të paguaj 100 euro dhe nëse koeficenti do të jetë 0.114%, atëherë do të paguaj 114 euro në vit. Kategorizimi i banesave dhe koeficenteve mund të behet edhe në bazë të ndarjes aktuale që janë vjetërsia apo vendndodhja, por kjo mbetet për tu parë në momentin që drafti do të jetë zyrtar.

Vlerat e sipërpërmendura do të ndahen në 12 këste dhe do të paguhen nga qytetarët cdo muaj bashkë me faturën e energjisë, që minimalisht i bie të paguajnë 6. 3 euro në muaj ose 900 lekë të reja. Por nëse e llogarisim me koeficentin maksimal, 0.114, do te paguaj 9. 5 euro ose 1 mijë e 330 lekë cdo muaj.

Kjo mënyrë e re taksimi, pritet të nisë nga 1 janari fillimisht në Tiranë, për shkak se në rrethet e tjera të vendin ka probleme me evidentimin apo pasjen e një adresari të saktë. Ndërsa, adresat e banesave në kryeqytet, sidomos pas verifikimit të fundit, të kryer nga ekipet e OSHEE-së, janë të gatshme.

Burime nga Financat bëjnë me dije se ka shumë gjasa që zbatimi i taksës së re të fillojë pikërisht nga këtu, ku ndodhen edhe pjesa më e madhe e ndërtesave të vendit. Më pas, shtrirja do të kryhej gradualisht në të gjithë vendin, duke nisur nga hapësirat e tjera urbane drejt zonave rurale.

Ndërkohë, autorët e kësaj formule të re propozojnë uljen e ndjeshme të taksimit të bizneseve për pronat e tyre. Gjithashtu, ditët e fundit është sqaruar se shtëpitë e dyta apo të treta të një individi apo familjeje nuk do të taksohen me koeficient më të lartë – një praktikë fiskale kjo, që e përdorin shumë vende të zhvilluara por ato do të vlerësoheshin si gjithë banesat e tjera. Kjo do të ndihmonte më të pasurit e shoqërisë shqiptare, që kanë më shumë se një shtëpi dhe që bie ndesh me politikat e majta, pasi të varfërit praktikisht taksohen më shumë.

 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti