Nga ky muaj, të gjithë punonjësit e OSHEE-së, do të përfitojnë rritje page deri në 30%. Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë mbi 3 mijë punonjës të terreni të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha. Nga 50 mijë që marrin aktualisht, elektricistëve, do t’u arkëtohen 70 mijë lekë në muaj.
“Rritje me 30%. Rreth 3 mijë punonjës do përfitojnë rritje”, Drejtor i OSHE, Enea Karakaçi.
Duke folur për digjitalizimin e këtij sektori drejtori Enea Karakaçi, tha se për herë të parë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, do të aplikojë rritje page edhe për vjetërsi në punë.
“Përveç se rritet me 30% paga, për herë të parë do ketë dhe rritje për shkak të vjetërsisë në punë. Kjo tregon se ne duhet të përmirësojmë shërbimin ndaj klientëve. Sfidat e radhës janë inovacioni dhe digjitalizimi.
Karakaçi tha se kjo rritje pagash vjen si rezultat i reformave të marra ndër vite dhe arkëtimi i mbi 800 milionë eurove në vit.
“Kjo rritje pagash vjen si rezultat i reformave të marrë ndër vite. Më para argëtoheshin rreth 350 milion euro në vit. Sot arkëtohen mbi 800 milion euro në vit. Sot norma e argëtimit është 98%. Muajin tetor e mbyllëm me 113% arkëtim”, tha ai.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur thirrje për punësimin e 300 elektricistëve, të cilët nuk duhet të jenë më shumë se 25 vjeç, si një mënyrë për aftësimin e të rinjve në këtë fushë.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
44.7%
-
Të gabuar
51.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 18434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eurostat: Edhe pas rritjeve, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në Europë, sipas fuqisë blerëse
5 Shtator, 14:40
-
42 mln euro për indeksimin e pagave të administratës, eksperti: Rrogat nuk rriten kur je keq, rishikim çdo vit! Inflacioni ka goditur konsumin
2 Shtator, 21:15
-
OSHEE, KESH dhe OST realizuan 54 mln euro fitime në 3-mujorin e parë 2024, rënie vjetore me 33%
23 Gusht, 07:32
-
Krujë/ E rëndë, 45 vjeçari gjen vdekjen! U ngjit tek pema e fiqve, por e zuri korrenti! Shkak i elektrizimit nga kabujt e firmave të internetit
19 Gusht, 17:56
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht, 09:06
-
Policia e burgjeve e paqartë dhe e pakënaqur me rrogat e reja! Policët: Nuk na shkon 900 euro! Ja sa u rritën pagat
9 Gusht, 16:47
-
Shpallet fituesi 4.1 milionë euro për nënstacionin Akërni-Aeroporti i Vlorës
15 Korrik, 12:30
-
I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, dyshohet për shkak të detyrës
9 Korrik, 08:35
-
Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori
4 Korrik, 08:00
-
Hyn në fuqi rritja e pagave për administratën, përfitojnë 135 mijë punonjës (LISTA)
1 Korrik, 08:36
-
Rriten dhe pagat për shoferët, kuzhinierët e magazinierët e institucioneve, punonjësit e Teatrit Kombëtar e TKOB
27 Qershor, 21:51
-
Rritja e pagave/ 950 euro mesatarja për mësuesit! Flasin arsimtarët: Më në fund po vlerësohemi siç duhet
27 Qershor, 08:17
Bravo qeverise bravo e madhe
Përgjigju