Nga 1 prilli nis rritja e pagave, përfitojnë 65 mijë punonjës (KATEGORITË)

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka njoftuar ditën e sotme se nga data 1 Prill do të aplikohet rritja e pagave. Sipas Denaj nga ky vendim do të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.

Denaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare

Kategoritë që përfitojnë:

· 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %
· 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %
· 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %
· 3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%
· 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;

Postimi i plotë i Anila Denaj:

Rritja e Pagave në vitin 2019, një tjetër premtim i mbajtur i Qeverisë Shqiptare.Sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qenësishme të nivelit të pagave të tyre. Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019. Nga kjo politikë do të përfitojnë:

36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7%;

4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7%;

6.800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7%;

3.560 punonjës të sistemit penitenciar(Policia e Burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%;

308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%.

Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekësh.

Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama tha se të ardhurat e larta në buxhet, i japin qeverisë komoditetin për të aplikuar nga 1 prilli i 2019-ës, rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje”.

Në fakt, më 17 tetor 2018 kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar se buxheti i vitit 2019 do të jetë më i madhi, ndërsa ka shpalosur edhe objektivat e qeverisë duke nisur nga rritja e pagave. Shefi i qeverisë u shpreh se nga data 1 prill e vitit të ardhshëm (2019) do të rriteshin pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%.

Rama dha garanci publike se ky ishte një premtim që do të realizohej. Ja fjalët e tij: “Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë kur kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4.560 mjekë dhe 13.765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%”, tha Rama edhe kur u votua buxheti ne Kuvend. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 04/04/2019 19:09

    Nderro drjetorat e di ca analfabetesh ke ne vartesi apo jo. Shikoi institucionet me radhe, ka institucione drjetori te vogela ku drejtoret i kane si dyqanet dhe pronen e tyre. punesojne anakfabete, madje nuk vijen as ne pune dhe marin rrogen, ndersa tetjeret punojne dhe hane llafe e denglat ee drjetoreve tetu analafabete!!!!!

    Përgjigju
  • Marko: 04/04/2019 18:36

    Rritje te madhe keni bere , sidomos per ushtaraket , nje rritje qesharake ne fillim u premtua se do rriteshe me 19 % tani eshte ulur ka vajtur 7 % shume bukur e genjeni keto popull , bravo ju qofte

    Përgjigju
    • Real: 05/04/2019 10:38

      @Marko as 7% nuk do jete, te siguroj. Wait and see...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?