Vokshi akuza qeverisë: Nuk mbajti premtimin, Spiropali: Dalja nga Parlamenti shkakton probleme me njohuritë

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka bërë ditën e sotme një deklaratë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk e ka mbajtur premtimin e bërë se do të rriste rrogat për mësuesit dhe mjekët nga data 1 Prill. Ajo tha se mësuesit në vend meritojnë respekt dhe nuk duhet të trajtohen si objekte elektorale.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Ministrja për Marëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali  e cila tha se rritja e pagave do të reflektohet pasi të dalin pagesat e muajit Prill.

"Rama premtoi rritje të rrogave për mjekët mësuesit dhe mjekët. Sot jemi me 4 prill dhe në telefonin tim qindra qytetarët kanë shprehur zhgënjimin për premtimin e pambajtur. PD shpreh keqardhje për përdorimin e 35 mijë mësuesve si objekte elektrorale. Ata meritojnë të trajtohen me dinjitete. Gjatë këtyre 6 viteve ka pësuar një rritje minimale ndërkohë që gjatë qeverisjes sonë pagat u dyfishuan.

Mësuesit kanë vetëm një alternativë të besueshme dhe ajo është PD. Ne e kemi të qartë vizionin tonë për përmirësimin e kushteve për mësuesit", u shpreh Vokshi.

Elisa Spiropali ironizoi deklaratën e Vokshit duke thënë se pagat e Prillit paguhen n Maj dhe atëherë do të reflektohet edhe rritja e pagave për mësues dhe mjekë.

"I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore",shkruan Spiropali.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen