Nga 1 prilli, viza amerikane turistike apo biznesi do të jetë e vlefshme deri në 10 vite! Kim: Lajm i mirë në 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

Jo më 3 vite por plot 10 vite do të jetë e vlefshme një vizë amerikane turistike apo biznese që shqiptarët do të marrin pas 1 prillit për të vizituar SHBA-të. Lajmi u dha nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila thekson se ky lehtësim dhe besim që u bëhet shqiptarëve vjen në kuadër të festimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Ky lehtësim, shprehet Kim, tregon se shqiptarët po respektojnë gjithnjë e më shumë rregullat kur vizitojnë SHBA dhe për këtë arsye mundësia për të takuar miqtë dhe familjarët që i kanë jashtë për shqiptarët do të jetë edhe më e lehtë. Kush merr vizë pas 1 prilli do e ketë të vlefshme deri në 2032.

"Ndërsa ne festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm që besoj do t'i sjellë amerikanët dhe shqiptarët akoma më afër së bashku. Çdo vit, shumë e më shumë shqiptarë po vizitojnë Shtetet e Bashkuara ashtu si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë. Tashmë do ta bëjmë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë të shohin vendet tona dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi. Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjasë nga tre deri në dhjetë vjet. Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, jo vetëm tre. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe t ëvini në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në 2032. Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtete e Bashkuara. Shpresoj që të gjejmë akoma dhe më shumë mënyra për të afruar shqiptarët dhe amerikanët së bashku. Ne presim me kënaqësi që t'ju mirëpresim në Shtete e Bashkuara dhe presim me kënaqësi edhe 100 vite të tjera si miq", tha ambasadorja.

Një vizë 10-vjeçare nuk do të thotë që ju mund të qëndroni në SHBA për 10 vite. Gjatë udhëtimit në SHBA me vizë turistike apo biznesi nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në një vit, në të kundër anulohet viza.

Qëndrimi përtej afatit të lejuar është shkelje e ligjit të imigracionit të SHBA-së dhe mund t’ju bëjë ju të papranueshëm për vizë në të ardhmen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
Vlefshmëria e vizave amerikane biznes dhe turistike deri në 10 vite, Ministrja e Jashtme: Zhvillim i rëndësishëm, do të kontribuojë  në forcimin e lidhjeve me SHBA

Një zhvillim të rëndësishëm që do forcojë edhe më tej marrëdhëniet me SHBA e ka konsideruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka zgjatjen deri në 10 vite të vlefshmërisë së vizave amerikane biznes dhe turistike.

"Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët! Vlefshmëria e vizave amerikane biznes dhe turistike është zgjatur në 10 vjet! Një zhvillim i rëndësishëm që do të kontribuojë  në forcimin e lidhjeve që na bashkojnë! 100 vjet marrëdhënie diplomatike", shkruan Xhaçka në Twitter.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 28/03/2022 14:33

    Po kush I merr ato visa Po politikanet I marrin se mos I marrin qytetaret! Kudo duhet mik njohje. Urra per politikanet edhe Yuri Kim!

    Përgjigju
  • Adriatik: 28/03/2022 10:47

    super lajm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë