Gjeli i detit si duket do të vijoj të mbetet mbreti i tryezave të shqiptarëve në natën e ndërrimit të viteve edhe këtë vit. Kërkesa ka patur plot, por çmimet këtë vit kanë ndryshuar.

Baldushk fshat në jugperëndim  të Tiranës, i njohur për mbarështimin e gjelit të detit,  ky shpend shitet me 10 mijë për kg. Por pula e detit më shumë gjasa më e pëlqyera për natë festive, kushton 12 lekë për kg.

Bajram Balla banorë në Baldushk, për më shumë se 20 vjet merret me kultivimin e gjelit të detit. Thotë se kosto për rritjen e tyre është e lartë, dhe kjo ka sjellë edhe rritjen e çmimit

Bajrami është i kënaqur, pasi pjesën më të madhe të krerëve tashmë i ka shitur.

‘Çmimi ka ndryshuar, për arsye se janë ngritur të gjitha çmimet. Ne misrin e kemi pas marrë shumë mirë 30-35 mijë lekë po tani ka shkuar 70 mijë lekë. Kur i hedhim pleh jonxhës e kam pas marrë 48 mijë lekë kuintalin, sot e marr 120 mijë. Barra bie mbi atë që e konsumon. Kam 100 krerë. Po pensionistët i ndihmoi edhe shpërblimi që morën. Nuk pyesin më a është shtrenjta apo jo, por për vit të ri nuk e lënë mangët. Pjesa më e madhe duan pula, se është pak më e vogël. Gjeli shitet me 1000 lekë, pula me 12 mijë lekë. Ohu sa shkon, kostoja, por bëjmë llogari kaq shumë po jemi mësuar të merremi me to.’- u shpreh ai.

Në Baldushk takojmë dhe Mirelin. Tregon se këtë vit ka shitur me pak se vitin e kaluar. Për rritjen e 150 shpendëve ai ka shpenzuar 2 mijë lekë në ditë.