Nga 17 shkollat e reja tek investimet në zonat rurale, kreu i i Këshillit Bashkiak të Tiranës tregon projektet

TIRANË- Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës pritet që të miratojë një sërë vendimesh të rëndësishme për zhvillimin e qytetit. Kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu deklaroi në studion e Report tv, se kryebashkiaku Veliaj ka vendosur disa objektiva ambiciozë dhe që janë mëse të arritshëm. Ai listoi edhe një sërë projektesh të rëndësishme që do i japim një tjetër pamje kryeqytetit, të ngjashme me kryeqendrat e tjera evropiane.

“Kanë filluar punimet te Bulevardi “Zogu i I”. Ajo lloj cilësie që shohim te Sheshi “Skënderbej”, që ishte sheshi më i votuar për vitin 2018 në Europë, do të vazhdojë edhe drejt Bulevardit "Zogu I". Për shkak se është parë se si ajo që kishim më përpara me ato tullat dhe ato fasadat ka nevojë t'i përgjigjen këtij lloj sheshi që ne kemi. Janë edhe punë të tjera. Kemi sfidën, në atë drejtim, të Parkut të Ri, me zgjatimin e Bulevardit, me mbërritjen e Bulevardit drejt Parkut të Ri dhe që kryetari ka vendosur disa objektiva goxha ambiciozë, por që shumë të arritshëm”, tha Gogu.

Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm është edhe ai për transformimin e Piramidës dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për teknologjinë dhe sipërmarrjen.

“Piramida është gjithashtu jashtëzakonisht shumë interesant rehabilitimi i saj dhe kthimi i gjithë asaj sipërfaqeje të rinjve të qytetit. Atyre, të cilët duan të ndeshen me sfidat e teknologjisë, por edhe të sipërmarrjes, por edhe qytetarëve të cilët duan të vështrojnë qytetin nga një pikë vështrimi tjetër. Shumë shpejt do të fillojë edhe aty puna”, theksoi ai.

Dy nga projektet më të rëndësishme janë edhe hapja e 17 shkollave të reja që do i japin fund mësimit me dy turne si dhe gjithashtu kapja e shpejtësisë për fshatin dhe për zonat rurale.

“Janë një sërë sfidash të tjera. 17 shkolla të reja. Duhet të vazhdojmë sfidën me rehabilitim lagjesh. Por gjithashtu sfida kryesore e këtij mandati është gjithashtu kapja e shpejtësisë për fshatin dhe për zonat rurale, pra atë pjesë të qytetit e cila për shkak të zhvillimeve dhe ritmit që ka pasur në qytet, është duke pritur ende dhe në këto zgjedhje votoi dukshëm që do të ketë të njëjtën gjë në mesin e tyre. Puna ka filluar, ekipet janë në punë, Këshilli Bashkiak është duke u bërë gati për mbledhjen e tij të parë të punës me një rend dite goca ambicioz, kështu që jemi duke ecur”, deklaroi Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin