Nga 2 deri në 7 mars, Durrësi
ekspozon fotot e eksodit

Nga 2 deri në 7 mars, Durrësi<br />ekspozon fotot e eksodit
Një ekspozitë fotografike për 25-vjetorin e eksodit të madh me anije do të hapet në Durrës nga 2-7 mars të këtij viti. Ekspozita titullohet “Porti i Durrësit – 25 vjet pas eksodit 1991”.

Veprimtaria organizohet nga Autoriteti Portual Durrës APD, në bashkëpunim me Agjencinë zyrtare të shtypit ATSH dhe Bashkinë e qytetit. Organizatorët pohojnë se do të rikthehet në vëmendje një nga episodet më të rëndësishme në historinë e re të Durrësit dhe të gjithë vendit, eksodi masiv me anije në mars 1991.

Ekspozita do të sjellë për herë të parë foto të panjohura që fotografët e ATSH-së Gani Xhengo dhe Arben Çela kanë fiksuar në celuloid në mars dhe në gusht të vitit 1991. Vizitorët e galerisë “Nikolet Vasia” në Durrës, ku do të hapet ekspozita, përmes fotove bardhezi mund t’i rikthehen emocioneve të 25 vjetëve më parë, kur ndryshonte e ardhmja e vendit. Pamjet filmike të portit në vitin 1991 do të shfaqen në një monitor, ndërsa në pjesën e dytë do të ekspozohen edhe fotot, me pamje aktuale të portit më të madh të vendit.

Eksodi i madh ndodhi në Durrës, në javën e parë të marsit 1991. Ajo kujtohet si java e largimit masiv të mijra bashkëatdhetarëve, për të cilët askush nuk mbajti statistika. Megjithëse kanë kaluar 25 vjet, shifrat janë kontradiktore. Mediat italiane shkruajtën në atë kohë se në portet e Barit, Otrantos dhe Brindizit mbërritën mbi 25 mijë shqiptarë. Ishte eksodi që shënoi hapjen e kufijve pas ‘50-ës që i dhanë grushtin e fundit diktaturës.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme