Nga 20 marsi nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari i ftuar në Report Tv shpjegoi se ka një ndryshim në skemën e mbështetjes së fermerëve me naftë. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, zv.ministri tha se është rritur sipërfaqja bujqësore që do mbështesin dhe kjo bëhet me qëllim që të nxisin prodhimin.
Nga 0.4 ha që ishte kriter për të përfituar mbështetjen me naftë, tashmë sipërfaqja bujqësore ka shkuar në 1 ha. Që do të thotë të gjithë fermerë me sipërfaqe tokësore 1 ha mund të aplikojnë për subvencionin me naftë.
“Për vitin 2023 skema e naftë s’mbetet prioritet. Përveç blegtorisë që ka zënë fokusin kryesor, edhe skema e naftës do jetë prioritet. E para që në skemën e naftës nëse vitin e kaluar aplikonin me 0.4 ha këtë vit do aplikojnë me 1 ha. Duam që sipërfaqes që mbillen me tokat të rritet numri i sipërfaqes, por edhe në prodhim për tu bërë faktor në treg”, u shpreh zv.ministri.
Ndërkohë, për ata fermerë që marrin tokë bujqësore me qira është e detyruar që të paraqesin një kontratë për marrjen e tokës me qira.
“Ajo që kemi vendosur është të shtrëngojmë pak rregullat e përfitimit dhe dokumentacionit të çdo aplikoni, që duhet të ketë një kontratë për dhënien e tokës me qira ndërmjet dy personave që lidhin këtë marrëveshje duke ndërhyrë në mes tyre edhe pushteti vendor, që do thotë se këta persona kanë nënshkruar para meje këtë kontratë me qëllim që naftën ta marrin ata që punojnë tokën”, tha ai.
Për herë të parë do të aplikohet edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2978
Lajme të tjera
-
Zv.ministri i Bujqësisë: Blegtoria ka marrë nga buxheti 60% në skemën mbështetëse! Zusi: Rritja e eksporteve është evidente
20 Mars, 19:38
-
Skema e subvencioneve për fermerët, Ministria e Bujqësisë: Mbi 13 mijë aplikime në orët e para të çeljes së thirrjes
20 Mars, 14:26
-
Subvencionet e bujqësisë për fermerët, kreu i ‘Agro Biznesit’ në Report Tv: E domosdoshme, por s’duhet parë si zgjidhje afatgjatë
20 Mars, 13:53
-
Polemikat për Vlora Hysenin, e propozuara për kreun e SHISH, analisti: Gruaja më e besueshme për partnerët! S’u përjashtua nga Kurti për paaftësi
20 Mars, 13:39
-
Subvencionet e naftës, radhë Fier, Lushnjë e Korçë për aplikime: Kam 8 orë rri në këmbë, si qeni! Na plasi zemra
20 Mars, 12:25
-
Subvencionet në bujqësi, hapet aplikimi përmes e-Albania! Rama-fermerëve: Afat deri më 11 prill! Ja kush përfiton nga mbështetja
20 Mars, 08:28
-
Ndryshimet në Kodin Rrugor, eksperti në Report Tv: Të nevojshme! Si në vendet e BE, shoferët e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike
17 Mars, 14:16
-
VIDEO/ Zgjedh Selenicën në vend të Amerikës, bujku lë pa fjalë: Punon tokat e gjithë fshatit dhe modifikon makineritë bujqësore
16 Mars, 11:00
-
Qeveria dha alarmin për mungesën e punëtorëve, eksperti për Report Tv: Të hartohet një manual për të frenuar largimet, bizneset të rrisin pagat
14 Mars, 14:57
-
Celibashi vendos sot fatin e PD-së së Alibeajt, Beqiri në Report Tv: I detyruar ta regjistrojë! Burimi: S’do ketë surpriza! Daci: Kreu i KQZ s'do reflektojë
14 Mars, 14:23
-
Rënia e euros, eksperti Gjokutaj: Banka e Shqipërisë duhet të reagojë, të rishikohet norma bazë e interesit! Institucionet të mos heshtin për paranë informale
14 Mars, 14:11
-
Nafta kontrabandë e kapur në vend brenda 5 muajve të fundit, Konfindustria: Të merren masa të jashtëzakonshme, kap vlerën 55 milionë euro
12 Mars, 09:38