Prej vitit 2002 rreth 330 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë marrë nënshtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian. Greqia dhe Italia janë dy vendet që kanë dhënë numrin më të lartë të nënshtetësive për emigrantët shqiptarë. Prej 2002 rreth 150 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke dhe rreth 148 mijë kanë marrë nënshtetësinë italiane.
Komuniteti shqiptar është i dyti në itali për sa i përket numrit. Të dhënat e publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor tregojnë se 2017-n në Itali kishte rreth 448 mijë shqiptarë, ndërsa të dhënat për numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë Greqi nuk janë të raportuara. Vendi i tretë për sa i përket lëshimit të nënshtetësive është Mbretëria e Bashkuar ku prej 2002 janë dhënë rreth 11 mijë të tilla.
Nënshtetësinë gjermane e kanë marrë 5700 shqiptarë. Të dhëna nga Eurostat tregojnë se në 2017 numri i shqiptarëve që jetojnë atje u përgjysmua nga 74 mijë në 49 mijë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë azilkërkues të cilët iu është refuzuar kërkesa për azil dhe janë riatdhesuar në Shqipëri. Nga 2011 në Gjermani kanë aplikuar për azil në Gjermani 90 mijë shqiptarë, por pjesa më e madhe e tyre kanë marrë përgjigje negative.
Më pas numrin e nënshtetësive të lëshuara ishte Belgjika me 5000 aplikime.
Franca lëshoi rreth 3400 nënshtetësi për këtë periudhë. Mungojnë të dhënat e raportuara nga Franca mbi numrin e shqiptarë që jetojnë aktualisht atje, por së fundmi ka pasur një bum të kërkesave për azil nga shqiptarët, duke u renditur në 3 vendet kryesore të origjinës. Prej 2011-s rreth 40 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë.
Në Suedi dhe në Austri janë lëshuar respektivisht nga 1000 nënshtetësi për shtetas shqiptarë. Në total janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra./ Monitor/.
Kan shpetu
Përgjigju