Nga vitit i ardhshëm do të nisin ndryshimet në ligjin për prokurimet publike dhe ligjin e koncesioneve. Synimi kryesor është monitorimi i kontratave koncesionare mbi efektivitetin e tyre, në mënyrë që të reduktohen kostot për buxhetin e shtetit.
Të gjitha kontratat koncesionare do të kalojnë në filtrin e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe do të përballen me kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme nga institucionet me qëllim, uljen e rreziqeve që i kanosen buxhetit të shtetit. Qeveria ka parashikuar që brenda vitit 2025 të ndryshojë dhe miratojë ligjin e ri “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat PPP”, me fokus mbrojtjen e buxhetit nga devijime të kontratave, në mënyrë që kostot për institucionet kontraktuese të jenë sa më të ulta dhe të garantohet përfitim e dobi më e madhe prej kontratave.
“Krijimi i mekanizmave efikase në lidhje me monitorimin e kontratave koncesionare/PPP, në mënyrë që risqet e palëve kontraktuese, me fokus të shtuar tek autoritetet kontraktore, të jenë sa më të ulëta për të siguruar përfitimin dhe dobinë më të madhe të këtyre”, thuhet në dokument.
Po për këtë qëllim do të hartohet edhe një metodologji për vlerësimin e projekteve të reja koncesionare/PPP, deri në fund të vitit 2026. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se brenda vitit 2025, të gjitha kontratat koncesionare do të auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Hap ky që ndërmerret për të parandaluar korrupsionin në prokurimet publike apo Partneritetet Publike-Private.
Po ashtu brenda vitit të ardhshëm do të rishikohet legjislacioni për prokurimin publik për të siguruar llogaridhënie më të madhe, gjurmueshmëri të zbatimit të kontratës së dhënë dhe për zbulimin e përfshirjes së zyrtarëve publikë në abuzime të mundshme.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
77%
-
Normal
19.2%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin
15 Nëntor 2024, 12:45
-
Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE
31 Tetor 2024, 14:04
-
SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca! Shkeli barazinë në tenderë si sekretar në Ministrinë e Brendshme! Nga 4 komisariate, u rikonstruktuan 2
25 Tetor 2024, 11:54
-
Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë, Rama: Shqipëria, lider në rajon në fushën e prokurimeve publike
19 Tetor 2024, 12:24
-
Në kërkim se abuzoi me 9 tenderë rrugësh e urash, arrestohet pas një viti ish- kreu i IMT Gramsh! GJKKO e dënoi me 6 muaj burg
19 Tetor 2024, 12:19
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor 2024, 15:52
-
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet me koncensione deri në grahmën e fundit të qeverisë! Mori rafinerinë e Cërrikut, e shiti për skrap në 1 muaj
31 Gusht 2024, 12:11
-
"Logjikën tënde e ka një fëmijë kopshti", Pjerin Ndreu nervozohet me këshilltaren e PD-së, që e akuzoi për tenderat: Shko në SPAK!
2 Maj 2024, 16:07
-
Tenderat e vitit 2023: U lidhën 4 mijë kontrata me vlerë 1 mld euro, rriten ankesat e kompanive private
13 Mars 2024, 16:37
-
SPAK zbulon abuzim në tenderat e naftës në bashkinë e Kukësit, Prefekti Granit Gjana pezullohet nga detyra! Kur ishte zv.kryetar pengoi një kompani të merrte pjesë në garë
6 Dhjetor 2023, 09:43
-
Në burg për tenderin, mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 12 të tjerët, dosja shkon për gjykim
7 Shtator 2023, 11:53
-
Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, kërkoi 330 mijë lekë rryshfet për të dhënë një tender 800 mijë! Zbulohet kompania fituese
3 Qershor 2023, 11:56