Korriku ka nisur me temperatura te larta dhe të shumtë janë pushuesit kryesisht ëe huaj te cilet kane zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për pushime. Ata jane nga shtete te ndryshme te botes, si Italia, Hungaria, Franca, Maroko por dhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Shprehen se Vlora është zgjedhja e parë jo vetëm për bregdetin e mrekullueshem por dhe sherbimet e mira hoteliere dhe restorantet.
Po kështu fluksi është shtuar dhe në portin detar të Vlorës, tragetet e linjës Vlorë-Brindisi sjellin çdo javë me qindra udhëtarë. Vendin kryesor e zënë emigrantët që kthehen për pushime në atdhe si dhe turistët italianë sidomos nga zona e jugut. Gjatë pikut të sezonit, kompanitë e lundrimit kanë rritur çmimin e biletave dhe gjithcka lidhet me kërkesë-oferten, pohon drejtori i portit, Ilir Banushi në intervistë për "Report tv".
Nga shtatori deri në maj, biletat kushtojnë 25-30 euro personi për linjën Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas, ndërsa në pikun e sezonit, Korrik-Gusht, bileta shkon nga 50 deri në 60 euro personi.
Një vit më parë në Vlorë u përpunuan rreth 215 mije pasagjere në muajt korrik gusht, ndërsa këtë vit shifra pritet të rritet me 10 për qind, bazuar në rezervimet e pasagjerëve për tragetet.
R.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Dhjetor, 08:50
Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?
-
Po
80.6%
-
Jo
14.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK
4 Dhjetor, 13:49
-
Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë
4 Dhjetor, 13:29
-
Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij për hakmarrje, SPAK çon për gjykim Amarildo Nikollin! Si i dështoi atentati, u kap me pistoletë gati për qitje
4 Dhjetor, 09:37
-
Media amerikane ‘Travel off Path’: Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse dhe vendpushime të qeta
4 Dhjetor, 08:29
-
VIDEOLAJM/ Peshkaqeni i rrallë zbulohet në Orikum, bie në rrjetën e peshkatarëve
2 Dhjetor, 13:14
-
Plagosi me thikë 41 vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori! Ishte fshehur te shtëpia e vëllait
2 Dhjetor, 09:36
-
Plagosje me thikë në Vlorë/ 41-vjeçari në gjendje të rëndë! Autori me precedent penal në arrati
1 Dhjetor, 21:39
-
Vlora e Shkodra çelin siparin e festave, ndizen dritat! Qytetet 'vishen' me dekorin festiv
1 Dhjetor, 19:29
-
Vlorë, rritet vlera e tokave pranë aeroportit të ri ndërkombëtar, hapet verën e ardhshme! Agjenti imobiliar: Biznesmenët kërkojnë të investojnë
1 Dhjetor, 16:03
-
Vlorë/ Në kërkim prej 12 orësh, arrestohet 44 vjeçari! Qëlloi me armë zjarri në Selenicë pas një sherri
1 Dhjetor, 15:09
-
Ktheu shtëpinë në bazë për prodhimin e vajit të kanabisit, në pranga i riu në Sarandë! VIDEO si fshehu kallashin brenda në valixhe, i sekuestrohen edhe thikë e fishekë
1 Dhjetor, 10:27
-
44-vjeçari qëllon me armë zjarri në Selenicë pas një sherri, shpallet në kërkim (VIDEO)
1 Dhjetor, 07:10
a ka limite keto linjat e tragetit me keto cmime kaq te shtrenjta me te shtrenjtat ne rajon po beni o shtet monopolet e tyre cdo vit venturis ferries me keto cmime te larta.
Përgjigju