Nxënësve në Francë do t'u ndalohet të veshin abaya apo e njohur si hixhab, një mantel me gjatësi të plotë të veshur nga disa gra muslimane, në shkollat shtetërore. Këtë vendim e bëri me dije ministri i Arsimit dhe ai do të nisë zbatimin prej 4 shtatorit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Në vitin 2010, Franca ndaloi mbajtjen e mbulesave të fytyrës në publik, gjë që çoi në zemërim në komunitetin mysliman prej 5 milionë banorësh të Francës.

Po ashtu ka një ndalim të rreptë të shenjave fetare në shkolla duke përfshirë simbole të krishtera si kryqe të mëdhenj, në një përpjekje për të frenuar çdo ndikim katolik nga arsimi publik. Ajo ka përditësuar ligjin gjatë viteve për të pasqyruar popullsinë e saj në ndryshim, e cila tani përfshin shaminë myslimane dhe kippa hebreje, por abajat nuk janë ndaluar plotësisht.