Nga aksident me vdekje tek të dehurit në timon, arrestohen 6 shoferë në Lezhë

Nga aksident me vdekje tek të dehurit në timon, arrestohen 6 shoferë në Lezhë

LEZHË- 6 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për drejtim mjeti pa patentë, aksident me pasojë vdekjen, e të dehur në timon.

Sipas policisë një nga të arrestuarit në flagrancë është K. H., 45 vjeç, banues në Kurbin, pasi në dalje të qytetit të Laçit, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, duke i fyer dhe kundërshtuar.

Gjithashtu, nga rrugorët e Lezhës, gjatë fundjavës, janë vënë në pranga dhe 5 shtetas, për drejtim mjeti pa lejen përkatëse të drejtimit, si dhe drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident, me pasojë vdekjen e një këmbësori. Policia rrugore e Lezhës  njofton se kontrollet e rrepta do të vijojnë në të gjitha akaset.

Ndërkohë  policia e Mirditës ka arrestuar një të shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendim në maj 2019, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale "Dhuna në familje".I arrestuari është M. P.,40 vjeç, banues në Mirditë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj