'Nga analiza e kundërshtarit te opinioni në media', Rama zbulon kriteret e vlerësimit për kandidatët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar se cilat janë kriteret që ka marrë parasysh në vlerësimin e kandidaturave për zgjedhjet e 25 prillit.

"Në të gjithë formimin e kësaj skuadre kemi pasur në vëmendje karakteristikat e kundërshtarëve qasjet e tyre në probleme dhe ballafaqimin analitik mes lojtarëve. Pa diskutim, mbase juve ju surprizon, por e rëndësishme ka qenë mbledhje e analizave apo paragjykimeve të mediave, edhe në rrjetet sociale. Vetë dinamika është shumë e rëndësishme, por në fund, por jo për nga rëndësia, udhërrfyer për ne kanë qenë objektivat dhe mbi bazë të gjitha këtyre që thashë ne kemi përcaktuat objektivat për çdo qark dhe nivel kombëtar, skuadra do jetë mishërim i një përpjekje të sinqertë për të harmonizuar eksperiencën, burimet e brendshme me prurjet e reja që konvencionojnë mirë me nevojën e publikut, qoftë për fytyrat e reja, por ne nuk jemi vetëm të shohim zgjedhjet, por ne jemi forca që qeverisë dhe që do të qeverisë dhe ne duhet të vazhdojmë të garantojmë suksesin, ne nuk na lejohet që të bëjmë skuadra e programeve sa për të marrë vota se ne kemi detyrimin që të jemi shumë të qartë e konkret që të garantojmë rezultat e duhura të bashkëqeverisjes, me një skuadër të fortë në zgjedhje e qeverisje. Me një program të mirë në fushatë, por edhe për t'u zbatuar, skuadra janë produkt i propozimeve të drejtuesve të qarqeve, por këtë herë procesi ka qenë më i strukturuar", tha Rama.


Lajmi kryesor:

LISTA E PLOTË E PS për 25 prillin/ Rama i 8-i në Durrës dhe Vlorë! Ikin Bushati, Lleshaj e Margariti! Fatmir Xhafaj dhe Mimi Kodheli në vende jo të sigurta


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion