Nëse viti 218 qe viti i martesave të disa nga vipave më të njohur, 2019 do të mbahet si viti me ndarje të bujshme.
Një nga ndarjet që habiti më shumë publikun ishte pikërish martesa e Robert Berishës dhe Nora Istrefit që kanë së bashku edhe një vajzë, Renee. Çifti dukej sikur e kishte konsoliduar marrëdhënien, duke qenë dy figura publike pa komplekse, por pikërisht në këtë moment erdhi lajmin për ndarjen e tyre, i pranuar nga vetë çifti. Por duket se tashmë ata kanë zgjedhur të mbajnë marrëdhënie të mira, kjo edhe për shkak të vajzës së tyre.
Një tjetër ndarje e komentuar ishte pikërisht ajo e Arbana Osmanit me bashkëshortin e saj Ardit Keron, me të cilin ka edhe një djalë, Jonin. Çifti u nda në heshtje duke qenë se ish-partneri i moderatores nuk është figurë publike, por qe lidhja e saj e re me regjisorin Eduart Grishaj që nxori në pah këtë ndarje.
Edhe Stresi me Kejsin zgjodhën t'i jepnin fund fejesës, pasi reperi la qelinë, edhe partnerja e tij e kishte mbështetur përgjatë periudhës së izolimit duke ndarë vazhdimisht në rrjete sociale, foto nga marrëdhënia e tyre.
Rudina Dembacaj dhe babai i vajzës së saj, Aleksi u ndanë si pa kuptuar, ndërsa moderatorja dhe aktorja e humorit tashmë përflitet për një lidhje me ish-deputetin Mark Frrokaj.
Po ashtu edhe çifti që u kurorëzua në Reality Show, Big Brother, Fotinia dhe Danjeli zgjodhën t'i japin fund martesës pas dy vitesh. Çifti Fotini dhe Danjel u shpallën fitues të “Big Brother Albania” 9 në vitin 2017, ku dhe u njohën.