Ja katër shenjat që tregojnë se marrëdhënies suaj i ka ardhur fundi

Ja katër shenjat që tregojnë se marrëdhënies suaj i ka ardhur fundi

Jo të gjitha çiftet mund të kenë një fund  të lumtur. Disa lidhje thjesht nuk funksionojnë pavarësisht se sa  mund të mundohet çifti apo kryesisht njëri nga partnerët për ta shpëtuar. Sipas një psikologe eksperte në fushën e lidhjeve të dashurisë Nikki Goldstein thotë se këto janë katër shenjat se lidhjes suaj i ka ardhur fundi.

Mungesa e vullnetit për t’i bërë gjërat të funksionojnë

Shpesh herë komunikimi është çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme. Por nëse çiftet nuk merren vesh me njëri- tjetrin ose njëri prej tyre nuk ka dëshirë të flas për zgjidhjen e problemit, fatkeqësisht marrëdhënia juaj është drejt fundit.

Grindje të vazhdueshme pa arsye

Grindja është normale, por kur ju kapeni vazhdimit për gjëra të vogla apo të debatoni për të njëjtën gjë, mundohuni të kthjellohuni dhe t’i shikoni këto debate me më shumë gjakftohtësi. Çdo problem  mund të zgjidhet  gjërat e tjera janë justifikime.

Mungesa e ndjenjave

Ndjenja është një nga detajet kryesore që  lidh dy njerëz. Nëse midis jush nuk është më kimia e ndjenjave, e puthjeve dhe e përqafimeve , atëherë lidhja juaj ka ngecur diku dhe nuk po vazhdon përpara.

Nuk kryeni marrëdhënie seksuale

Nëse njëri nga ju sillet ftohtë dhe nuk ka më dëshirë që të kryejë marrëdhënie seksuale, duhet t’ju themi se pasioni dhe tërheqja seksuale ka mbaruar apo po shuhet dalëngadalë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI