Nga Arbana Osmani, Rudina Dembacaj, Roberti e Nora, ndarjet më të bujshme të VIP-ave gjatë vitit 2019

Nga Arbana Osmani, Rudina Dembacaj, Roberti e Nora, ndarjet më të bujshme të VIP-ave gjatë vitit 2019

Nëse viti 218 qe viti i martesave të disa nga vipave më të njohur, 2019 do të mbahet si viti me ndarje të bujshme.

Një nga ndarjet që habiti më shumë publikun ishte pikërish martesa e Robert Berishës dhe Nora Istrefit që kanë së bashku edhe një vajzë, Renee. Çifti dukej sikur e kishte konsoliduar marrëdhënien, duke qenë dy figura publike pa komplekse, por pikërisht në këtë moment erdhi lajmin për ndarjen e tyre, i pranuar nga vetë çifti. Por duket se tashmë ata kanë zgjedhur të mbajnë marrëdhënie të mira, kjo edhe për shkak të vajzës së tyre.

Një tjetër ndarje e komentuar ishte pikërisht ajo e Arbana Osmanit me bashkëshortin e saj Ardit Keron, me të cilin ka edhe një djalë, Jonin. Çifti u nda në heshtje duke qenë se ish-partneri i moderatores nuk është figurë publike, por qe lidhja e saj e re me regjisorin Eduart Grishaj që nxori në pah këtë ndarje.

Edhe Stresi me Kejsin zgjodhën t'i jepnin fund fejesës, pasi reperi la qelinë, edhe partnerja e tij e kishte mbështetur përgjatë periudhës së izolimit duke ndarë vazhdimisht në rrjete sociale, foto nga marrëdhënia e tyre.

Rudina Dembacaj dhe babai i vajzës së saj, Aleksi u ndanë si pa kuptuar, ndërsa moderatorja dhe aktorja e humorit tashmë përflitet për një lidhje me ish-deputetin Mark Frrokaj.

Po ashtu edhe çifti që u kurorëzua në  Reality Show, Big Brother, Fotinia dhe Danjeli zgjodhën t'i japin fund martesës pas dy vitesh. Çifti Fotini dhe Danjel u shpallën fitues të “Big Brother Albania” 9 në vitin 2017, ku dhe u njohën.

63/5
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç