Prej pesë vitesh në vendin tonë është në fuqi moratoriumi për kafshët që nuk lejon gjuetarët të ushtrojnë hobin ose punë e tyre pavarësisht se nuk dihet se sa është zbatur, por gjithsesi kjo i ka dhënë efektet e saj.
Shembull për këtë është Parku Kombëtar i Hotovës në Përmet, aty ku kamerat së fundmi kanë kapur një shumëllojshmëri kafshësh. Nga arinjtë, sorkadhet, derrat e egër, dhelprat e kafshë të tjera janë kapur nga kemerat kurth.
Përgjegjësi Vilson Lumani, thotë se Parku i Bredhit të Hotovës ka një pasuri të jashtëzakonshme dhe që është ruajtur me fanatizëm nga autoritetet.
Moratoriumi duhet te rinovohet e te shtrihet dhe ne peshkim.Kusheriri im ne Pogradec me tregonte para disa vitesh per mbi-peshkimin e koranit ,dhe me thoshte se po te mos ishte per maqedonasit qe hidhnin rasat vazhdimisht ,korani do ishte zhdukur po te varej vetem nga pala shqiptare,qe dine vetem te peshkojne,gjithashtu prania e krapit ne liqen duhet te mbahet nen kontroll,ketu ne U.S.A.ai mbahet si peshk evaziv qe demton habitatin e peshqeve te tjere ,pra mund te jete rrezik per koranin,gjithashtu ne det kemi pare peshkatare shqiptare qe kane kapur peshkaqene, kur ne bote gjuetia e tyre po perpiqet te ndalohet ose te pakesohet.
Përgjigju