Vranë shpendin e egër, pjesë e specieve të mbrojtura, hetohen në gjendje të lirë 3 gjuetarë

Vranë shpendin e egër, pjesë e specieve të mbrojtura, hetohen në gjendje të lirë 3 gjuetarë

Armët e sekuestruara

KUKËS-3 gjuetarë po hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë varrë një shpend të egër që i përkiste specieve të mbrojtura të faunës së egër. Edhe pse ende nuk bëhet me dije lloji i shpendit, ai ishte i mbrojtur dhe nuk lejohet që të vritej.

Kjo ka bërë që 3 personat E. Q., banues në Lushnje, B. T.,  dhe A. B., banues  në Tiranë, të ndiqen penalisht pasi në vendin e quajtur "Stanet e Zyberajve", në fshatin Brekije  kanë vrarë shpendin e egër.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale "Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik