Nga autorë te porositës krimesh, Erjon Alibej ‘zbërthehet’ përpara 3 prokurorëve të SPAK

Nga autorë te porositës krimesh, Erjon Alibej ‘zbërthehet’ përpara 3 prokurorëve të SPAK

Erjon Alibej

TIRANË- Pas Nuredin Dumanit, edhe Erjon Alibej ka nisur të ‘zbërthehet” dhe të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare, duke sjellë zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale, ku është përfshirë jo vetëm ai vetë, por edhe emra të tjerë të botës së krimit. Alibej ka nisur të flasë për tre prokurorët që po ndjekin hetimet e operacionit “Plumbi i Artë”, megjithatë ende nuk e ka marrë zyrtarisht statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, sepse dëshmitë e tij po verifikohen dhe po bëhet edhe ballafaqimi i tyre me provat e grumbulluara nga organi i akuzës.

Nëse këto dëshmi do të përkojnë edhe me provat e marra, atëherë pritet që shumë njerëz të kësaj “botë të errët” t’iu vihen prangat, njësoj siç ndodhi edhe në rastin e operacionit “Plumb i Artë” ku u lëshuan 32 urdhër arreste, por u ekzekutuan vetëm 18 për shkak se pati dekonspirim dhe “koka”  mes të cilëve Ervis Martinaj, u arratisën.

Në Shtator të 2020-ës, Erion Alibej zyrtarisht është akuzuar si porositësi i dy vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, për të cilat ka folur edhe Dumani. Ai dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020.

Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi. Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë. Pikërisht për këtë Erion Alibej kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk. Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh.

Ai dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës i ekzekutuar në Bradashesh. Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri), rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali.  Alibej është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës. Atëherë ai ishte 27 vjeç dhe u kap bashkë me vëllain e tij, Endritin që ishte 29 vjeç. Ky i fundi ishte drejtuesi i një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë.

Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Endrit dhe Erion Alibej, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas