Nuk ka qetësi për Elbasanin, ku Regis Runaj, miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit është gjetur i vdekur pranë varrezave në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan mbrëmjen e sotme. 23-vjeçari është gjetur i vdekur rreth orës 22:10 nga policia dhe mendohet se ai është vrarë pak orë më parë, pasi gjaku ishte i mpiksur.
Ai është vrarë me thikë, ku në trupi i tij janë gjetur 7 plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë dhe më pas është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. Nuk dihet akoma shkaku i vrasjes së tij, ku dyshimi kryesor ngelet prishja e pazareve të drogës dhe bashkëpunimi me Emiljano Ramazanin.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet, gjithashtu është i pranishëm edhe drejtori i qarkut të Elbasanit. Sipas njoftimit, policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa ka ngritur edhe postoblloqe. Në lidhje me ngjarjen policia në njoftimin zyrtar ka shkruar se ai ka ndërruar jetë në spital, por në videon e siguruar nga Report Tv, trupi i viktimës është ende në rrugë ende pas mesnatës.
Viktima Regis Ronaj
Regis Runaj ishte mik i Emiljano Ramazani, i cili u vra më 20 korrik të këtij viti, ndërsa po parkonte makinën e tij tip "Ford Focus" me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit.
Vrasja e tij lidhet me larje të hesapeve të drogës, ku viktima njihet si shpërndarës në qytetin e Elbasanit. Madje 40-vjeçari është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat. Operacioni i FNSH-së dhe FNSH-së para dy ditësh në Elbasan dhe Peqin çoi në zbulimin e armës së krimit me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik poshtë shtëpisë së tij, kur po parkonte makinën.
Trupi i Regis Runajt ndodhet akoma në vendngjarje i shtrirë dhe mbuluar me gjak nga plagët e shkaktuara 7-8 herë me thikë. Ndërsa policia në njoftimin zyrtar ka shkruar se ai ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:10, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur një shtetas rreth 30 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Larje hesapesh kshu do hikin nji nga nji ,
PërgjigjuPune millaxhish, policia fle gjume,
PërgjigjuSi e thot vet Ed Rama " What the fuck "
PërgjigjuEdhe ju si policia : vritet me plumna dhe thike e keni shkruajtur ne videon e publikuar ne youtube
PërgjigjuNderhy o shtet i degjeneruar se u beme si kartelet e meksikes
PërgjigjuOoo ti specialisti aty te grrumbulli me efektive civile, o njishi me cigare ndore, osht skene krimi ajo nuk o klubi lagjes. A jqm kush i kualifikon ca personazhe humoriste si inspektore krimesh apo efektive policie. Nvend me largu cdo person nga skena krimit, shkojne e mblidhen 40 oficere policie me dhone men.. njs perfundimisht Elbasani osht bo si Napoli, nga nji i vrare cdo jave dhe cuditerisht eshte i vetmi qytet qe ska pune operative dhe shtim efektivesh
PërgjigjuPo kot nuk thon gomar peqini u ba peqini qe duhet te mershin leje per te hy ne elbasan podha ropsh vrasin kalamaj 23 vjec
PërgjigjuO peder sa per peqinsat te japin uje me pirujn o kok lo... Ske shanc te afrohesh m ecunat qe jan tamam jo me vk ok m,.......?
Kush jane keto bandat e peqinit qe po bejne terror.a ka ndonje nga peqini te na ndricoje?shume te frikshem qenkan vertet
PërgjigjuMe te vertet kush qenkan kta se ne peqin skam degju noj here te kete banda
Ne peqin nuk ka Banda se osht qytet I vogel dhe jon te gjith miq Eshikon e krushnji me njoni tjetrin te gjith jon njesoj pi I re qafe nuk ta falain. Qofsh nga elbasoni tirona nga laci e tjera e tjera Prandaj nuk ngatrrohet njeri me ta dhe nuk jon ni ndjer deri tani... kurse elbasonllit njifen per pabesi.
Ky asht shtei I jon I moren ne qaf tan rinin
PërgjigjuÇfare faji ka shteti kur keta nuk bashkepunojne ne zbulimin e ngjarjeve te shkuara? Kur i pyet keta "kush te plagosi, tek kush dyshon, nga kush ke marre kercenime", te gjithe bejne te paditurin, "nuk kam hasmeri me njeri, nuk i njoh, nuk e di". Kur iu iken koka vijne trupeshqit si puna jote dhe i kerkojne llogari shtetit dhe policise. Policia e shtetit nuk eshte roje personale e njerezve te perziere ne pune te pista.
Cpune ka shteti, keta vriten me njeri tjetrin per pazare droge